Home / Lajme / Maqedoni / SPGPM, SHGM dhe IMM kërkojnë të respektohet Ligji për marrëdhënie të punës dhe të drejtat e gazetarëve

SPGPM, SHGM dhe IMM kërkojnë të respektohet Ligji për marrëdhënie të punës dhe të drejtat e gazetarëve

9 gusht-Çausidisit prej dje i është ndërprerë kontrata për punë në TV Alsat-M, në bazë të marrëveshjes së dakorduar për pushim nga puna. Ajo paralajmëroi se do të ngrit procedurë gjyqësore. Sipas saj, ky është sulmi i parë i drejtpëdrejt mbi Sindikatën sepse, siç tha, ky pushim nga puna është dëshmi më shumë se jemi në rrugën e vërtetë.

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medialë (SPGPM), Shoqata e Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti për Media i Maqedonisë (IMM) alarmojnë për praktikën, siç potencojnë, që e zbatojnë punëdhënësit që të lirohen nga punonjësit e padëgjueshëm, posaçërisht në sektorin medial.

Në konferencën e sotme për shtyp, kryetarët e Sindikatës, SHGM-së dhe përfaqësuesit nga IMM-ja, Tamara Çausidis, Naser Selmani dhe Biljana Petkovska, të nxitur nga pushimi nga puna i kryetares së Sindikatës të Televizioni Alsat, paralajmërojnë se me dukuritë e këtilla suspendohet Ligji për marrëdhënie pune dhe të gjitha të drejtat të cilat i kanë punonjësit.

Ata dërguan apel deri te të gjitha sindikatat e tjera reprezantuese në Maqedoni që të aktivizohen me qëllim që dukuria e këtillë të çrrënjoset për shkak se, mes tjerash e suspendon Ligjin në bazë të së cilit mbrohet anëtarësimi sindikal. Institucionet shtetërore, para se gjithash inspeksioni i punës dhe deri te gjyqet, seriozisht ta kuptojnë situatën sepse nëse vazhdojnë dukuritë e këtilla, u theksua në konferencën për shtyp, vendoset në pikëpyetje shteti juridik në Maqedoni.

Për këtë praktikë, theksojnë, është informuar Federata ndërkombëtare dhe evropiane e gazetarëve. Federata ndërkombëtare e gazetarëve, sipas paralajmërimeve, informoi Çausidis, do të reagojë deri te Organizata ndërkombëtare e punës.

Çausidisit prej dje i është ndërprerë kontrata për punë në TV Alsat-M, në bazë të marrëveshjes së dakorduar për pushim nga puna. Ajo paralajmëroi se do të ngrit procedurë gjyqësore. Sipas saj, ky është sulmi i parë i drejtpëdrejt mbi Sindikatën sepse, siç tha, ky pushim nga puna është dëshmi më shumë se jemi në rrugën e vërtetë.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani me mesazh se për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve “duhet të ngjeshen radhët” dhe me thirrje deri te kryeredaktorët të qëndrojnë në mbrojtjen e gazetarëve sepse roli i tyre është edhe që t’i mbrojnë gazetarët nga presionet eventuale nga pronarët e mediave.

Petkovska e shfaqi mbështetjen për Sindikatën dhe e dënoi, siç tha, sulmin e këtillë mbi të drejtat dhe liritë e gazetarëve. Ajo konsideron se do të ishte e rëndësishme që mediat dhe gazetarët kjo çështje të mbahet në rend dite dhe në mënyrë të vazhdueshme në afat më të gjatë të mbahet në axhendë me qëllim që të bëhet presion publik që të zbatohen ligjet në shtet.

Sindikata vëren edhe në përqindjen e lartë të “punësimeve joformale” gjegjësisht angazhimit honorar në mediat në Maqedoni dhe nevojën që të ndalohet kjo dukuri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *