Home / Lajme / Maqedoni / Status special për veriun

Status special për veriun

13 gusht-“Me këtë propozim do të ruhen kufijtë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do të kënaqej Beogradi duke i dhënë komunave veriore një status të veçantë, një lloje autonomie”, ka thënë burimi i “Zërit”.

Duke e parë si të pamundur integrimin e veriut në institucionet e Kosovës, ndërkombëtarët si rrugëzgjidhje më adekuate po shohin dhënien e një statusi special për serbët në atë pjesë!

Burime të ditores “Zëri” kanë thënë se vendet e BE-së, në koordinim edhe me të tjerët, tashmë kanë hapur këtë temë me zyrtarët e institucioneve të Kosovës, por për momentin – derisa të gjendet një pajtueshmëri – mbetet bisedë konfidenciale.

“Me këtë propozim do të ruhen kufijtë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do të kënaqej Beogradi duke i dhënë komunave veriore një status të veçantë, një lloje autonomie”, ka thënë burimi i “Zërit”.

“Por për momentin është vetëm propozim”. Për këtë çështje, sipas burimit të “Zëri”, është i njoftuar edhe Beogradi, prandaj ndërkombëtarët po presin reagimet e të dyja palëve që, varësisht prej tyre, të merren vendimi veprim se si të veprohet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *