Home / Lajme / Botë / Stuhia tropikale Nanmadol e goditi Kinën

Stuhia tropikale Nanmadol e goditi Kinën

31 gusht-Stuhia shpejt pas arritjes u dobësua, prej këtu Qeveria e Kinës zyrtarisht definoi depresion tropikal dhe i hoqi të gjitha shenjat e paralajmërimit.

Reshjet e fuqishme të shiut si pasojë e stuhisë tropikale Nanmadol shkaktuan shembje të dheut në jug të Kinës, njoftoi sot Qeveria kineze, duke mos e theksuar numrin e viktimave.

Stuhia e cila me kohë po dobësohet, e goditi krahinën jugo-kineze Fuxhian në orët e mëngjesit, u kumtua sot në Entin meteorologjik kinez.

Dy aeroportet më të mëdha në provincën kineze Fuxhian në qytetet Siamen dhe Fuxhou prej sot normalisht punojnë, sërish është vendosur transporti i i udhëtarëve, ndërsa pritet që edhe transporti i ngarkimit së shpejti të ripërtërihet.

Stuhia shpejt pas arritjes u dobësua, prej këtu Qeveria e Kinës zyrtarisht definoi depresion tropikal dhe i hoqi të gjitha shenjat e paralajmërimit.

Mediat lokale në Fuxhian njoftuan se stuhia u ka shkaktuar dëm të madh të mbjellave, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se të mbaturat e stuhisë do të mund të sjellin reshje të fuqishme shiu në rajon gjatë tre ditëve të ardhshme.

Rë paktën 16 persona e kanë humbur jetën në stuhinë Nanmadol në Filipine fundjavën e kaluar dhe një motoçiklist e humbi jetën të hënën në Tajvan, ku krahas rrëshqitjes së sheut u bllokuan më shumë se 300 persona në një fshat të largët

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *