Home / Sport / Super Shkëndija – Favoritët pa problem

Super Shkëndija – Favoritët pa problem

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të 1/16 së Kupës së Maqedonisë, e cila nuk solli ndonjë befasi të madhe. Shkëndija ishte më bindëse, duke mundur 0:7 Ohrid Loten, ndërsa edhe Renova ‘shkeli’ pa problem Karaormanin. Drita humbi në fushë të vet nga Miravci, ndërsa me vështirësi kaluan finalistët e vitit të kaluar, Metalurgu dhe Teteksi.

Ohrid Lote 0:7 Shkëndija
Disfata nga Rabotniçki në kampionat si duket inatosi futbollistët e Shkëndijës, të cilët të mërkurën gjithë mllefin e nxorën te kundërshtari i rradhës, Ohrid Lote. ‘Kuqezinjtë’ të mërkurën nuk kishin mëshirë për anëtarin e Ligës së Dytë, duke i’a mbushut rrjetën deri në fyt. Që në fillim të takimit futbollistët e Shkëndijës sulmuan furishëm portën kundërshtare dhe si rezultat i kësaj erdhën golat e shpejtë. Trajneri Osmani këtë ndeshje e nisi me formacion pak sa ndryshe nga ndeshjet e para dhe futbollistët dhanë një start imersionues. Me Jovanovskin në portë, Elmazovski, Nikitoviq, Berisha dhe Neziri përbënin mbrojtjen. Mesfusha qëndrore ishte për Huseinin dhe Peevin, ndërsa në krahë lujtën Emini dhe Hasani. Sulmi ishte për Isenin dhe debutuesin Kurtishi. Pikërisht ky i fundi dha assist të saktë për Hasanin, i cili ishte i saktë për 1:0. Shkëndija vazhdoi edhe më tej të sulmojë dhe në saje të një loje të tillë deri në minutën e 26-të erdhën edhe dy gola tjerë. Përforcimi i madh Mensur Kurtishi ishte në qendër të vëmendjes, duke realizuar dy herë për epërsi 3:0. Këtu Shkëndija sikur ndali hovin dhe në pushim shkoi me tre gola epërsi, mirëpo për të vazhduar më pas me gola të tjerë. Tani ishte rradha që Iseni të shënojë dy gola për 5:0, ndërsa në 15-të minutat e fundi ‘zëvendësuesi’ Jovanovski solli dy goditje të sakta, për rezultat përfundimtar Ohrid Lote-Shkëndija 0:7. ‘Kuqezinjtë’ me këtë fitore me sukses kryejtën detyrën e tyre në kuadër të Kupës dhe tani të gjithë vëmendjen e kthejnë kah kampionati, ku të dielën i pret dueli me Napredokun.
Karaormani 0:4 Renova
Edhe skuadra tjetër tetovare, Renova ka qenë e suksesshme buza liqenit të Strugës. Xhepçishtasit me rezultatin 4:0 mundën Karaormanin, duke paralajmëruar se gjejnë formën e duhur. Ushtruesi i detyrës së trajnerit të Renovës, Bujar Islami si duket kishte pralajmëruar mirë futbollistët, për mos të lejuar që të nënçmojnë kundërshtarin, pasi në të shumtën e rasteve një gjë e tillë din të hakmiret rrëndë. Për këtë qëllim, futbollistët e Renovës me seriozitet maksimal nisën nga minuta e parë dhe me dominim të vazhdueshëm gjatë gjithë 90-të minutave sollën katër gola, për fitore të pastërt dhe kualifikim në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë. Jançevski në minutën e 30-të shënoi për epërsi të Renovës, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Asani shënoi për 2:0. Në pjesën e dytë miqtë sollën edhe dy gola tjerë. Së pari Tahiri në minutën e 60-të çoi rezultatin në 3:0, ndërsa epilogun përfundimtar Karaormani 0, Renova 4, e vendosi Abazi në minutën e 82-të të takimit. Renova ndeshjen e rradhës në kampionat e ka të dielën, kur nga ora 20:00 në Shkup do të përballet me Vardarin.
Eliminohen Drita dhe Rufeja, kalon Gostivari
Skuadra e Dritës ka humbur në fushë të vet 2:3 nga Miravci, duke gjetur eliminimin që në start të garave të Kupë. Bogovinasit avansuan herët, mirëpo më pas miqtë bënë kthesë, duke marë në fund fitoren dhe kualifikimin në 1/8 e finales. KF Rufeja-M në fushë të vet ka ‘djersitur’ mirë fituesin aktual të Kupës së Maqedonisë, Metalurgun. Të motivuar nga emri i kundërshtarit, futbollistët e KF Rufeja-M dhanë rezistencë të fortë duke u dorëzuar vetëm në fund me gol të pranuar nga pika e bardhë. Ishte minuta e 73-të kur miqtë me anë të Ilijovskit nga pika e bardhë shënuan për 1:0, duke shpëtuar veten nga befasia e madhe dhe eliminimi që në start. Edhe skuadra e Gostivarit (KF Rinia) kalon në raundin tjetër, pasi fitoi me rezultat 2:1 përballë Lubotenit në Tetovë.
Favoritët pa problem
Favoritët nuk kishin probleme që të kalonin në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Të gjitha ekipet e kategorisë së parë shënuan fitore, përveç Rabotniçkit i cili ndeshjen kundër Mogillës do ta ketë më 3 ose 4 shtator për shkak të ndeshjes së play-offit në Ligën Evropiane kundër Lacios. Vardari nuk kishte probleme kundër ekipit të Euromilk nga Lisiçja e Epërme. Në ndeshjen shkupjane “kuqezinjtë” e mundën ekipin e kategorisë së dytë me rezultat 3-1. Ylber Aliu shënoi për epërsi të Vardarit me golin debutues në fanellën ‘kuqezi’, ndërsa dy golat tjerë i sollën Petrov dhe Venjanovski. Sileksi gjithashtu si Shkëndija ka numëroi deri në shtatë në Vasilevë, por për dallim nga Ohrid Lote në këtë ndeshje vendasit arritën të shënojnë gol. Horizont Turnova ka mundur 2-1 Pobeda Juniorin, kurse më tepër probleme nga ekipet e kategorisë së parë pati Teteksi. ‘Tekstilët’ pas penaltive (5-3) arritën ta eliminojë ekipin e Treskës (Makedonija GjP). Në Gjorçe Petrov ndeshja ishte tepër e tensionuar, kurse të dy ekipet e përfunduan ndeshjen me nga dhjetë lojtarë. Rezultati pas 90 minutave të rregullta ishte 0-0, kurse tetovarët u gjendën më mirë gjatë penaltive. Me penalti vend në çerekfinale siguruan edhe Napredoku kundër Lokomotivës dhe Skopje kundër Maxharit. Ekipet e Prespës dhe Karbincit e anuluan pjesëmarrjen e tyre në Kupë, prandaj Tikveshi dhe 11 Oktomvri pa asnjë minutë lojë kaluan në çerekfinale. Gjithahstu në çerekfinale do t’i shohim edhe Pelisterin dhe Bregallnicën.

Rezultatet
Luboten – Gostivari 1-2
Mogila – Rabotnicki (luhet më vonë)
Ohrid Lote – Shkëndija 0-7
Lokomotiva – Napredok 4-5 (pen.)
Maxhari – Skopje 1-3 (pen.)
Karaorman – Renova 0-4
Prespa – Tikvesh (0-3 r.z.)
Vasilevo – Sileks 1-7
Babi – Bregallnica 0-3
Karbinci – 11 Oktomvri (0-3 r.z.)
Pobeda J. – Turnovo H. 1-2
Drita – Miravci 2-3
Rrufeja – Metalurg 0-1
Rudar – Pelister 1-3
Euromilk – Vardar 0-3
Treska – Teteks 3-5 (pen.)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *