Home / Sport / Superkupa e Spanjës “në këmbët” e Messit, Barcelona 3-2 Real Madridi

Superkupa e Spanjës “në këmbët” e Messit, Barcelona 3-2 Real Madridi

Pesë gola, shumë spektakël, shumë rivalitet dhe një kupë tjetër për Barcelonën. Ndeshja e kthimit mes katalanasve dhe Real Madridit është firmosur nga Lionel Messi, i cili në minutën e 88-të kaloi skuadrën e tij në avantazh 3-2 kundrejt Real Madridit.

Katalunasit i fundosën mbretërit, qoftë me lojë, me rezultat, durim dhe fisnikëri në fushë.

Në ndeshjen e parë të vlefshme për Superkupën e Spanjës, në “Santiago Bernabeu”, ndërmjet Realit të Madridit dhe Barcelones, ishte skuadra e Realit ajo që e filloi takimin më së miri, mirëpo përfundimi ishte i barabartë, 2:2.

Edhe në takimin e dytë skuadrat ishin të barabarta. Në pjesën e parë, serinë e golave e hapi Andreas Iniesta, në minutën e ’15, mirëpo Reali nuk u dorëzua dhe pas një goditjeje të Benzemas, ishte Ronaldo ai që shënoi, në minutën ’20, për t’i barazuar shifrat në 1:1.

Atëherë kur pritej përfundimi i pjesës së parë, pas një harkimi të Xavit nga korneri, ishte Pique që pasoi në mënyre maestrale për Lionel Messin, i cili me mjeshtri të rrallë e shtoi epërsinë e Barcelonës në 2:1. Me ketë rezultat skuadrat shkuan ne pushim.

Ndërsa, pjesa e dytë ishte më e zbehtë, por më e ashpër dhe me plot tensione. Pas inkuadrimit të Kaka’së, i cili e nxori një korner dhe harkoi vetë në zonë, më së miri u gjend Karim Benzema, i cili i barazoi shifrat në 2:2.

Mirëpo, lojtari më i mirë në botë, i cili nuk ka të ndalur, Lionel Messi, në minutën ’88, pas një super aksioni të udhëhequr nga Cesc Fabregas, i cili pasoj tek Adriano dhe ky tek Messi, ky i fundit me të parën e dërgoi topin në rrjetë, dhe i ndryshoi shifrat në 3:2, në të mirë të Barcelonës.

Me ketë rezultat përfundoi ndeshja dhe Barcelona edhe zyrtarisht e ka fituar trofeun e parë të këtij sezoni, Superkupën e Spanjës.

Veç shumë kartonave të verdhë, duhet përmendur gjestet e pahijshme të skuadrës dhe të bankinës së Realit të Madridit, në çastet e fundit të ndeshjes. Marcelo ndërhynë në stilin “karate” ndaj Cesc Fabregas, ndërkohë që ndëshkohet me karton të kuq. Këtu krijohet një tollovi, e cila pos mosdurimit në mesin e lojtarëve, shpalosi edhe një fytyrë tjetër të karizmatikut Joze Mourinho. Ai bëri një gjest të ultë ndaj një lojtari katalunas, dhe për këtë sigurisht se nuk do t’iu shpëtojë survejimeve të UEFA-s.

Pep Guardiola ka hyrë në histori të Barcelonës, si trajneri që ka fituar 11 tituj dhe ka thyer rekordin, i cili mbahej nga legjenda Johan Cruyff.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *