Home / Lajme / Botë / Tajfuni Nandamol i goditi Filipinet dhe paraqet kërcënim për Tajvanin

Tajfuni Nandamol i goditi Filipinet dhe paraqet kërcënim për Tajvanin

Autoritetet deri më tani kumtuan për dy peshkatarë të zhdukur dhe dy fëmijë që kanë humbur jetën, të cilët janë ngujuar nga rrëshqitja e dheut në shtëpinë e tyre në San Fabian, në provincën e Pangasinan, në 250 kilometra në veri nga Manila.

Manila, 27 gusht 2011-
Tajfuni Nandamol dje i goditi Filipinet dhe shkaktoi përmbytje në disa qytete filipinase. Nandamoli në mëngjes e goditi edhe qytetin Gonsaga, në provincën veriore filipinase Kagajan.

Autoritetet deri më tani kumtuan për dy peshkatarë të zhdukur dhe dy fëmijë që kanë humbur jetën, të cilët janë ngujuar nga rrëshqitja e dheut në shtëpinë e tyre në San Fabian, në provincën e Pangasinan, në 250 kilometra në veri nga Manila.

Në provincën Kagajan dhe provincën fqinje Izabela rrugët janë të pakalueshme, urat janë përmbytur nga ujërat e ardhura, numër i madh i drunjve janë shkulur, janë shkatërruar largpërçuesit, për shkak të së cilës në disa qytete është ndërprerë furnizimi me rrymë, ndërsa janë ndërprerë edhe lidhjet e telekomunikacionit.

Tajvani ndërkohë i paralajmëroi edhe anijet, të cilat kalojnë në jug nga territori i tyre përmes kanalit Bashi të jenë të kujdesshëm për shkak të goditjes nga tajfuni.

Nandamol për momentin gjendet në 450 kilometra në jug nga Tajvani dhe lëviz me shpejtësi prej 184 metra në orë.

Sipas meteorologëve Nandamol nuk ka goditje të drejtpërdrejta në tokën e tajvaneze, por pritet të kalojë nga brigjet lindore të Tajvanit të hënën dhe të martën.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *