Home / Lajme / Maqedoni / Takim Bejta – Adler: Bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen

Takim Bejta – Adler: Bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen

10 gusht-“Do t’i vizitoj të gjitha qendrat për zhvillim rajonal, për të t’u njohur me problematikat dhe nevojat e këtyre qendrave”, tha Bejta, i cili gjithashtu kërkoi nga Adler që në të ardhmen të gjitha broshurat, fletushkat si dhe strategjia zhvillimore e hartuar nga ana e tyre të botohen edhe në gjuhën shqipe.

Bashkëpunimi i mirë midis Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Organizatës gjermane për Ndihmë rajonale, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, u potencua në takimin e realizuar ndërmjet ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe përfaqësuesit të GIZ për Zhvillim Ekonomik rajonal në Maqedoni Jens Adler.

Ministri Bejta, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, tha se bashkëpunimi i mirë shkon në interes të gjithë qytetarëve.

“Do t’i vizitoj të gjitha qendrat për zhvillim rajonal, për të t’u njohur me problematikat dhe nevojat e këtyre qendrave”, tha Bejta, i cili gjithashtu kërkoi nga Adler që në të ardhmen të gjitha broshurat, fletushkat si dhe strategjia zhvillimore e hartuar nga ana e tyre të botohen edhe në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesi i GIZ Jens Adler u dakordua që materialet në të ardhmen të jenë edhe në gjuhën shqipe. Ai e informoi ministrin Bejta për aktivitetin e kësaj organizate në Maqedoni dhe për të arriturat e deritanishme. Të dyja palët u morën vesh që sa më shpejt të realizohet edhe një takim, ku do të diskutohet për planet dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *