Home / Lajme / Maqedoni / Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin shqiptar në vend Çejku

Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin shqiptar në vend Çejku

19 gusht-Ndërsa duke theksuar përkushtimin e Tiranës për avancimin e mëtejmë të raporteve mes dy vendeve në veçanti në sferën e bashkëpunimin ndërkufitar, infrastrukturor dhe lobimin e mëtejmë për investime të përbashkëta, ambasadori shqiptar, Çejku u ndal edhe në çështjen e emrit. Ai tha se Shqipëria inkurajon zgjidhjen e këtij problemi dhe anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë synime të përbashkëta, anëtarësimin në Bashkimin Evropian andaj thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve do t’i ndihmonte arritjes së këtij qëllimi duke marrë parasysh se fqinjësia e mirë është edhe një ndër kushtet për anëtarësim. Kështu vlerësuan zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku.

“Mendoj se është me rëndësi që sa më shumë që mundemi të intensifikojmë bashkëpunimin rajonal, në këtë drejtim bashkëpunimin, idenë e çështjeve evropiane mes Shkupit dhe Tiranës dhe në të njëjtën kohë në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në tërheqjen e sa më shumë fondeve evropiane që kanë të bëjnë veçanërisht me iniciativa të përbashkëta si korridori 8 dhe ide të tjera të përbashkëta. Mendoj që Evropa faktikisht është një koncept që kërkon bashkëpunim intensiv dhe mendoj se ne këtë mundemi ta bëjmë”, tha Teuta Arifi, zëvendëskryeministre për çështje evropiane.

Ndërsa duke theksuar përkushtimin e Tiranës për avancimin e mëtejmë të raporteve mes dy vendeve në veçanti në sferën e bashkëpunimin ndërkufitar, infrastrukturor dhe lobimin e mëtejmë për investime të përbashkëta, ambasadori shqiptar, Çejku u ndal edhe në çështjen e emrit. Ai tha se Shqipëria inkurajon zgjidhjen e këtij problemi dhe anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“Ne që prej fillimit kemi inkurajuar çdo zgjidhje, çdo mirëkuptim që do të ndodhë midis dy vendeve fqinje, midis Greqisë dhe Maqedonisë. Për ne është e mirëseardhur çdo zgjidhje e cila shpejton integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dhe në takimin me zëvendëskryeministren inkurajuam për një zgjidhje të shpejtë, sepse integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, nuk është vetëm në interes të Maqedonisë por është edhe interes i Shqipërisë dhe gjithë rajonit”, tha Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Gjatë takimit të sotëm, është shqyrtuar edhe ideja për lëvizje të lirë mes dy vendeve, realizimi i së cilës do tu mundësonte qytetarëve të të dyja vendeve që të lëvizin vetëm me letërnjoftime

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *