Home / Lajme / Maqedoni / Tani për tani nuk ka prolongim për fillimin e vitit shkollor, por nuk përjashtohet mundësia e këtillë

Tani për tani nuk ka prolongim për fillimin e vitit shkollor, por nuk përjashtohet mundësia e këtillë

29 gusht-“Presim deri në fund të javës sipas paralajmërimeve të ketë rënie të temperaturave, por çdo ditë jemi në komunikim dhe nëse vlerësojmë se është e nevojshme gjithsesi se nuk e përjashtojmë atë mundësi. Por tani për tani, të jem decid nuk ka plane të tilla”, deklaroi Kralev i cili i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski sot e vizitoi SHF “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani për tani nuk ka plane për prolongimin e fillimit të vitit shkollor për shkak të temperaturave të larta, por nuk e përjashton mundësinë e këtillë, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev.

Të gjitha institucionet relevante zgjuar po e ndjekin gjendjen dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të përditshëm me ta.

“Presim deri në fund të javës sipas paralajmërimeve të ketë rënie të temperaturave, por çdo ditë jemi në komunikim dhe nëse vlerësojmë se është e nevojshme gjithsesi se nuk e përjashtojmë atë mundësi. Por tani për tani, të jem decid nuk ka plane të tilla”, deklaroi Kralev i cili i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski sot e vizitoi SHF “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit.

Vendosja e pajisjeve klimatike në shkolla, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, është njëra nga aspektet që me siguri duhet të merret parasysh në vitet e ardhshme si pjesë e infrastrukturës së nevojshme. Kjo, vlerëson ai, është e domosdoshme veçanërisht për shkollat të cilat ndodhen në mjediset urbane dhe do të merret parasysh gjatë planifikimit të investimeve të ardhshme në infrastrukturën arsimore. Nëse sigurohen financa gjithsesi se kjo do të jetë përfitim shtesë edhe për nxënësit edhe për të gjithë të cilët janë të përfshirë në procesin arsimor, theksoi Kralev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *