Home / Lajme / Maqedoni / Tensionet politike dhe etnike në rritje në Maqedoni

Tensionet politike dhe etnike në rritje në Maqedoni

12 gusht-Raporti bën të ditur se gjatë pesë viteve të fundit ka shënuar rritje nacionalizmi maqedonas, dominimi i kryeministrit dhe partisë së tij ndaj të gjitha institucioneve kryesore shtetërore, rolin në rënien e lirisë së medieve dhe gjyqësorit, rritjen e segregacionit nëpër shkolla dhe ngadalësimin e procesit të decentralizimit, gjë që ka shkaktuar minimin e shtetit multietnik qytetar.

Maqedonia është më stabile dhjetë vite pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, por tensionet politike dhe etnike janë në rritje, ndërsa Qeveria e re duhet të pengojë trendet negative.

Kjo thuhet në pjesën lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK).

Raporti bën të ditur se gjatë pesë viteve të fundit ka shënuar rritje nacionalizmi maqedonas, dominimi i kryeministrit dhe partisë së tij ndaj të gjitha institucioneve kryesore shtetërore, rolin në rënien e lirisë së medieve dhe gjyqësorit, rritjen e segregacionit nëpër shkolla dhe ngadalësimin e procesit të decentralizimit, gjë që ka shkaktuar minimin e shtetit multietnik qytetar.

Liderët politik në Maqedoni duhet të arrijnë një politikë të përbashkët në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, implementimi i së cilës ka rëndësi vitale për kohezionin social dhe harmoninë etnike.

Analisti i GNK-së, Naim Rashiti vlerëson se projekti i shtrenjtë urbanistik “Shkupi 2014” e çon vendin drejt rrugës së gabuar dhe drejt ndarjeve.

“Në vend të harxhimit të parave për projektin grandioz nacionalist, që shqetëson shqiptarët dhe shumë maqedonas, Qeveria si prioritet duhet të ketë arsimin, decentralizimin dhe zbatimin e ligjit për gjuhët”, deklaroi Rashiti.

Drejtori i GNK-së për Ballkanin, Marko Prelec vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski duhet të punojë me partnerin shqiptar të koalicionit dhe opozitën për të sjellë ligje që forcojnë demokracinë, sundimin e së drejtës dhe marrëdhëniet ndëretnike. Raporti përmban edhe propozimin për zgjidhjen e emrit, me ç`rast si propozim ka shpalosur “Republika e Maqedonisë Veriore”, që siç thuhet duhet të pranohet nga Shkupit zyrtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *