Home / Sport / Toschak, trajneri i ri i Maqedonisë

Toschak, trajneri i ri i Maqedonisë

John Benjamin Toschak është trajneri i ri i kombëtares maqedonase.

Uellsiani zëvendëson në këtë detyrë Mirsad Jonuzin, trajnerin i cili u shkarkua për shkak të disa rezultateve të këqia muajin e kaluar.

Toschak do të prezantohet në 26 gusht. 62-vjeçari ka detyrën e vështirë të kualifikimit të Maqedonisë në europianin e vitit 2012. Maqedonia ka nevojë për 9 pikë kur kanë mbetur 4 ndeshje për tu luajtur.

Gjithsesi, objektivi kryesor i ish-trajnerit të Real Madrid është klasifikimi i ballkanasve në botërorin “Brazil 2014”.

Maqedonia gjendet në të njëjtin grup me Kroacinë, Serbinë, Belgjikën, Skocinë dhe Uellsin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *