Home / Lajme / Maqedoni / Uji i ndotur shqetëson banorët në Tetovë

Uji i ndotur shqetëson banorët në Tetovë

24 gusht-“Janë marrë shembuj nga tre çezma, në rrugën 146, dhe nga ujësjellësi kryesor, të cilët në mënyrë adekuate do të analizohen.Pasi që të meren rezultatet nga analiza, më konkretisht do të dihet se bëhet fjalë për ndotje të ujit dhe si, ndërsa meren masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njofton Policia e Tetovës.

Banorë të Tetovës janë ankuar se kanë konsumuar ujë të ndotur më 20 gusht. Një grup Një grup të qytetarëve nga Reçica e Vogël, dje kanë lajmëruar policinë ngase kanë dyshuar për rregullshmërinë e ujit për pije. SIpas policisë, qytetarët kanë njoftuar se pas konsumimit të ujit, ka pasur nga ata që mënjëherë kanë kërkuar ndihmë në spital dhe ambulanta private.

Ata kanë njoftuar se uji atë ditë ka pasur erë të pakëndshme dhe specifike prej nga kanë vlerësuar se uji ka qenë i ndotur dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që u ka shkaktuar probleme shëndëtesore disa banorëve. Pas marrjes së njoftimit, ekipe të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, gjykatësi hetues, prokurori publik, përfaqësues të njësisë së entit për mbrojtje shëndetësore (njësia higjenike-epidemike), dhe disa inspector nga pushteti lokal, kanë kryer hetime në vendngjarje.

“Janë marrë shembuj nga tre çezma, në rrugën 146, dhe nga ujësjellësi kryesor, të cilët në mënyrë adekuate do të analizohen.Pasi që të meren rezultatet nga analiza, më konkretisht do të dihet se bëhet fjalë për ndotje të ujit dhe si, ndërsa meren masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njofton Policia e Tetovës.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Ajet Murati, tha se uji është ndotur si pasojë e kyçjeve ilegale të sistemit të kanalizimit në sistemin e ujit. Ai tha se qytetarë të pandërgjegjshëm kanë bërë kyçje ilegale në rrjet të ujësjellësit dhe për shkak të vjetërsisë së ujësjellësit në kohë kur ka restrikcione në atë sistem kundërmon erë fekale.

“Ne kemi qenë 48 orë në kontakt me spitalin, me lagjen, me banorët dhe për momentin e kemi vendos ndalesën për pije për më shumë banorë në këtë lagje, të cilët do të furnizohen përmes cisternës deri sa të kryhen të gjitha analizat se për çfarë ndotje bëhet fjalë etj”, tha Murati. Ndërkohë sipas Muratit ndihmë kanë kërkuar vetëm 3 persona dhe janë lëshuar në kurim shtëpiak.

Aktualisht në Tetovë, është në fuqi restrikcioni i ujit të pijshëm në tetovë me katër orë në ditë, por qytetarët ankohen se në disa raste edhe më shumë nuk kanë ujë, sidomos në lagjet periferike të qytetit dhe në ndërtesa. Që para fillimit të luftës së 2001, tentohet të ndërtohet rrjeti i ujësjellësit por asesi të përfundojë së ndërtuari.

Ndërkaq, mënjëherë në rast se ndërtohet deri në fund rrjeti i ujësjellësit për qytetin e Tetovës atëherë është më se e nevojshme edhe ndrimi I rrjetit të shpërndarjes i cili është i vjetëruar më shumë se 50 vjet,(U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *