Home / Lajme / Botë / UNHCR-JA FILLOI FUSHATËN PËR PARANDALIMIN E PASHTETËSISË

UNHCR-JA FILLOI FUSHATËN PËR PARANDALIMIN E PASHTETËSISË

25 gusht-UNHCR-ja beson se madje dhe një person i detyruar të ikë nga lufta apo
persekutimi, është tepër. Për ta shënuar 60-vjetorin e Konventës mbi
Refugjatëve të vitit 1951 dhe 50-vjetorin e Konventës së vitit 1961 mbiReduktimin e Pashtetësisë, Agjencia filloi fushatën “1” “1”
campaign, e cila ka për qëllim ta humanizojë një çështje e cila
shpeshherë reduktohet në numër, nëpërmjet tregimit të storjeve të
individëve të zhvendosur me dhunë dhe të personave pa shtetësi

GJENEVË, 25 gusht, viti 2011 – Sot në botë ekzistojnë me miliona
njerëz që nuk njihen si shtetas të asnjë shteti. Në letër ata nuk
ekzistojnë askund. Ata janë persona pa shtetësi. Ata nuk kanë shtetësi.

UNHCR-ja ka për detyrë ta parandalojë pashtetësinë. Më 25 gusht ne po e fillojmë fushatën për ta zbardhur këtë, në fakt, çështje të paprekshme
– me qëllim të reduktimit të numrit të personave pa shtetësi në
botë. Fillimi i fushatës po zbatohet vetëm disa ditë para 50-vjetorit
të Konventës mbi Reduktimin e Pashtetësisë të vitit 1961 – më 30 gusht të vitit 2011.
Ekzistojnë shkaqe të numërta për pashtetësinë, shumica e të cilëve janë të rrënjosura në ligje, por pasojat njerëzore mund të jenë dramatike.
Pasi personat pa shtetësi teknikisht nuk janë shtetas të asnjë shteti,
atyre shpeshherë iu refuzohen të drejtat bazë dhe të drejtat për
punësim, stehim, arsimim dhe mbrojtje shëndetësore. Ata mund të
privohen nga posedimi i pronës, nga hapja e xhiro-llogarisë, nga hyrja në
martesë ligjore apo nga regjistrimi i lindjes së fëmiut. Disa nga ata
ballafaqohen me qëndrim në burg për një periudhë të gjatë, pasi nuk mund të dëshmojnë se kush janë apo nga vijnë.
“Këta njerëz kanë nevojë të skajshme për ndihmë, pasi ata jetojnë në
një harresë juridike e cila i ngjanë një ankthi,” thotë António
Guterres, Komisari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara. “Kjo
i përfshin ata në kategorinë e njerëzve më të përjashtuar në botë. Veç
mjerimit që shkaktohet ndaj vetë njerëzit, pasoja e margjinalizimit të
grupeve të tëra të njerëzve me gjenerata, krijon një stres të stërmadh në shoqëritë ku ata jetojnë dhe nganjëherë paraqet dhe burim të
konflikteve.”
Vlerësimi i UNHCR-së është se ekzistojnë rreth 12 milionë persona pa
shtetësi në botë, por, definimi i numrave të saktë paraqet një çështje
posaçërisht problematike. Raportimi kontradiktor, në kombinim me
definicionet e ndryshme të pashtetësisë tregon se shkalla e vërtetë e
problemit mbetet e pakapshme. Për ta tejkaluar këtë, UNHCR-ja ngrit
vetëdijen rreth definicionit juridik ndërkombëtar, duke përmirësuar
metodën e vet për grumbullimin e të dhënave mbi popullatën pa shtetësi.
Derisa shkalla e vërtetë e problemit të pashtetësisë në botë vetëm se
po gjurmohet, UNHCR-ja tanimë ka përcaktuar se problemi është
posaçërisht i theksuar në Azinë Juglindore, në Azinë Qëndrore, në
Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ekzistojnë raste
të pashtetësisë në gjithë botën dhe kjo paraqet një problem që i
tejkalon kufijtë dhe rrugët e jetës.

Shtetet e reja
Shkëputja e shteteve sjell rrezik që njerëz të caktuar të përjashtohen
nga shtetësia, nëse këto çështje nuk shqyrtohen në fillim të procesit të shkëputjes. Bota mirëpriti lindjen e Sudanit Jugor në korrik, por mbetet të shihet se si do të zbatohen ligjet e reja mbi shtetësinë, si në veri, ashtu dhe në jug.
“Shkaqet kryesore për paraqitjen e pashtetësisë në dy dekadat e kaluara ishin shpërbërjet e shteteve, lindja e shteteve të reja, kalimi i
territoreve dhe ri-shënimi i kufijve. Nëse nuk do të hartoheshin ligjet e reja me kujdes, shumë njerëz do të përjashtoheshin,” thotë Mark Manly, Udhëheqës i Njësisë për Pashtetësi pranë UNHCR-së.
Në vitet e 90-ta, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe
Çekosllovakisë lanë pa shtetësi me qindra mijë njerëz nëpër Evropën
Lindore dhe Azinë Qëndore, ku grupet e margjinalizuara etnike dhe
sociale vuajtën goditjen. Përderisa në këto rajone u zgjodh shumica e
rasteve të pashtetësisë, dhjetra mijë njerëz mbeten pa shtetësi, apo
gjenden në rrezik nga pashtetësia.

Gratë dhe fëmijët në rrezik
Një nga pasojat fatkëqia nga pashtetësia është ajo se pashtetësia mund
të paraqitet nga vetë-shkaktimi i saj. Në të shumtën e rasteve, kur
prindërit janë pa shtetësi, fëmijët e tyre janë pa shtetësi që nga
lindja e tyre. Si rezultat i kësaj, varfëria dhe përjashtimi për shkak të pashtetësisë po kalohen nga gjenerata në gjeneratë. Pa shtetësi, po
bëhet posaçërisht e vështirë për fëmijët të ndjekin arsim formal apo
shërbime tjera elementare.
Problemin e përbën dhe diskriminimi i gruas. E, gratë paraqesin një nga kategoritë më të prekshme në kuptimin e pashtetësisë. Analiza e UNHCR-së zbulon se 30 shtete po zbatojnë ligje, të cilët i diskriminojnë gratë. Në disa shtete, gratë dhe fëmijët e tyre po ballafaqohen me një rrezik të posaçëm të mbeten pa shtetësi nëse martohen me të huaj. Gjithashtu, shumështete nuk e lejojnë nënën t’ia kalojë shtetësinë e vet fëmijëve të saj.
Për fat të mirë, paraqitet një trend në rritje që shtetet të ndërmarrin veprime për ta përmirësuar pabarazinë mes gjinive në ligjet mbishtetësinë. Vendet të ndryshme, siç janë Egjipti (në vitin 2004),
Indonezia (në vitin 2006), Bangladeshi (në vitin 2009), Kenia (në vitin2010), dhe Tunisi (në vitin 2010) ndryshuan legjislacionin e tyre, me tëcilin grave iu jepen të drejtat e barabarta me burrat për mbajtjen e shtetësisë së tyre dhe për kalimin e shtetësisë së vet mbi fëmijët e vet. Ndryshimi i ligjeve për shtetësi që janë diskriminuese në kuptimine gjinive paraqet një qëllim të posaçëm për përpjekjet e UNHCR-së që tarrumbullakësojë 50-vjetorin e Konventës mbi Pashtetësinë.

Diskriminimi etnik
Elementi kryesor në të shumtën e rasteve të pashtetësisë është
diskriminimi etnik dhe racor, i cili çon drejt përjashtimit, ku
shpeshherë mungon vullneti politik që të mund të zgjidhet problemi.
Grupet që janë përjashtuar nga shtetësia, pasi shtetet kanë fituar
pavarësinë apo janë krijuar, i përfshijnë shtetasit muslimanë
(Rohingi) nga Shteti Verior i Rakhinit në Mianmar, disa fise në Tailand,Bidunët në Shtetet e Gjirit. Përderisa shumica e Romëve fitojnështetësinë në shtetet ku jetojnë, mijëra tjerë që jetojnë në vende tëndryshme të Evropës mbeten pa shtetësi. Shpeshherë, grupet e tilla kanëqenë aq të margjinalizuara, saqë, madje dhe kur është ndryshuarlegjislacioni në favor të marrjes së shtetësisë, ata kanë hasur nëpengesa të mëdha për marrjen e shtetësisë.
Në disa muajt e kaluar, Kroacia, Filipinet, Turkmenistani dhe Panama
morën vendimet e veta historike të bëhen nënshkruese të njërit apo dy
traktateve ndërkombëtare mbi pashtetësinë.
Megjithatë, kjo çështje vazhdon të mbetet në fund të listës së
prioriteteve në shumë shtete për shkak të senzibilitetit politik në
kuptimin e pashtetësisë. Numri i nënshkruesve i të dy konventave mbi
pashtetësinë janë tregues i zotimit ndërkombëtar: Që nga 25 gushti,
vetëm 66 shtete janë nënshkruese të Konventës së vitit 1954 lidhur me
Statusin e Personave pa Shtetësi, e cila përcakton se kush konsiderohet“person pa shtetësi” dhe i përcakton minimum standardet për veprim.
Vetëm 38 shtete janë nënshkruese të Konventës së vitit 1961 mbi
Reduktimin e Pashtetësisë, që parasheh parime dhe kornizë ligjore për
t’i ndihmuar shtetet ta parandalojnë paraqitjen e pashtetësisë.
Numri i përgjithshëm i shteteve anëtare të KB-ve është 193.
“Pas 50 viteve, këto konventa arritën të tërheqin vetëm një numër të
ulët të shteteve,’’ thotë z. Guterres. “Është e gjë e turpshme ajo
që me miliona njerëz po jetojnë pa shtetësi, gjë kjo që paraqet të
drejtën bazë të njeriut. Sasia e problemit dhe pasojat e
llahtarshmeqë ky fakt i sjell mbi personat e interesuar kalon pothuajse pavënëre.
Duhet ndryshuar këtë. Qeveritë patjetër duhet ndikuar mbi reduktimin e
numrit të përgjithshëm të personave pa shtetësi.”
Edhepse ekzistojnë ca storje të suksesshme, që pozitivisht trajtuan
pashtetësinë, prapseprap mbetet edhe shum për tu bërë. UNHCR-ja ka për
qëllim ta paraqet këtë çështje në agjendë publike, për t’i nxitur
shtetet që të miratojnë dy konventat mbi pashtetësinë, t’i ndryshojnë
ligjet mbi pashtetësinë dhe të ndërmarrin masa plotësuese për t’i dhënëfund pashtetësisë.

UNHCR-ja beson se madje dhe një person i detyruar të ikë nga lufta apo
persekutimi, është tepër. Për ta shënuar 60-vjetorin e Konventës mbi
Refugjatëve të vitit 1951 dhe 50-vjetorin e Konventës së vitit 1961 mbiReduktimin e Pashtetësisë, Agjencia filloi fushatën “1” “1”
campaign, e cila ka për qëllim ta humanizojë një çështje e cila
shpeshherë reduktohet në numër, nëpërmjet tregimit të storjeve të
individëve të zhvendosur me dhunë dhe të personave pa shtetësi.

Gjithashtu lexo

Hejli: Bota nuk mund të jetë peng i Iranit

Nga Irani duhet të kërkohet përgjegjësi për lançimin e raketave, mbështetje të terrorizmit, për mosrespektimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *