Home / Sport / United përmbys Citin dhe fiton Super Kupën e Anglisë

United përmbys Citin dhe fiton Super Kupën e Anglisë

Djajtë e kuq” fituan ndaj rivalit lokal Manchester City me rezultatin 3:2, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në stadiumin “Wembley” në Londër.

Mesfushori ofensiv portugez Luis Nani me një gol të shënuar në minutën e 94-t ia ka siguruar Manchester Unitedit Superkupën e Anglisë në futboll. “Djajtë e kuq” fituan ndaj rivalit lokal Manchester City me rezultatin 3:2, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në stadiumin “Wembley” në Londër.

Nani golin e fitores e shënoi pas një gabimi të rëndë të belgut Vincent Kompany. Portugezi shënoi edhe golin e dytë të Unitedit.

Për Manchester Unitedin kjo është Superkupa e katërt e fituar në pesë vitet e fundit.

Në të vërtetë në pjesën e parë, Unitedi rrezikoi të shkonte drejt një humbje të thellë. Manchester City dominoi dhe e mbylli pjesën e parë me një epërsi prej 2:0. Golin e parë e shënoi qendërmbrojtësi Joleon Lescott (38′) me një gjuajtje me kokë, pas një krosimi nga David Silva. Epërsi në 2:0 e ngriti sulmuesi boshnjak Edin Xheko (45′), që realizoi me një gjuajtje nga 25 metra.

Por, në pjesën e dytë Man. Utd u këndell dhe shënoi tri herë.

Mbrojtësi anglez Chris Smalling (52′) realizoi me kokë për 2:1, pas një krosimi të Ashley Young. Portugezi Nani barazoi shifrat në 2:2, vetëm gjashtë minuta më vonë. Ai realizoi nga afërsia pas një aksioni të bukur të “djajve të kuq”. Nani shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores, duke rrëmbyer një top nga Kompany.

Te City në ndeshjen e të dielës nuk u paraqit fare transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere, argjentinasi Sergio Aguero. Sulmuesi i ardhur nga Atletico Madrid për 45 milionë euro, qëndroi në bankë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *