Home / Lajme / Maqedoni / USHT: Afati i dytë i regjistrimit prej 1-2 shtator

USHT: Afati i dytë i regjistrimit prej 1-2 shtator

31 gusht-Universiteti Shtetëror i Tetovës shpalli konkursin për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike dhe në kuadër të Projektit 45, në afatin e dytë të regjistrimit, në programet studimore në vitin akademik 2011/2012

Universiteti Shtetëror i Tetovës shpalli konkursin për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike dhe në kuadër të Projektit 45, në afatin e dytë të regjistrimit, në programet studimore në vitin akademik 2011/2012

Kushtet dhe kriteret për regjistrim

Në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit, të drejtë konkurrimi kanë:

1. Kandidatët me maturë shtetërore, kandidatët me shkollim të mesëm, përpara se të implementohet matura shtetërore dhe kandidatët me maturë ndërkombëtare.

2. Kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore, por kanë zgjedhur lëndë interne të cilët nuk janë kompatabile me lëndët të cilët figurojnë në Listën 1 nga Konkursi, si dhe

3. Kandidatët të cilët me sukses e kanë kaluar maturën shkollore.

Kandidatët nën nr. rend. 1., kanë përparësi gjatë regjistrimit dhe rangimi i tyre bëhet në listë të veçantë, me të drejta të barabarta gjatë rangimit. Pas rangimit të këtyre kandidatëve, nëse mbeten vende të lira, në listë të veçantë rangohen kandidatët nën nr. rend. 2., nëse edhe pas rangimit të këtyre kandidatëve mbeten ende vende të lira, në listë të veçantë rangohen kandidatët nën nr. rend. 3. Nëse pas rangimit të kandidatëve, të tri kategorive, mbeten sërish vende të lira, atëherë mund të regjistrohen kandidatët të cilët kanë fituar më pak se 40 pikë.

a) Regjistrimi në afatin e dytë dhe të tretë do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të njëjta për të gjitha kategoritë e studentëve, përpos kandidatëve me maturë shkollore, të përcaktuara në Konkursin për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike në programet studimore të Universitetit Shtetëror të Tetovës në vitin akademik 2011/12, të shpallur në gazetat “Lajmi” dhe “Nova Makedonija”, të datës 23.04.2011 dhe në faqen e internetit: http://www.unite.edu.mk.

Dokumentet për aplikim

1. Fletë-aplikim (merret në hapësirat e Universitetit)

2. dëftesa origjinale për të gjitha klasat

3. diplomë për kryerjen e shkollës së mesme

4. certifikatë nga libri amzë i të lindurve

5. vëretim për nënshtetësi të R.M (Certifikat ose Vendim)

Paraqitja e kandidatëve do të bëhet 1-2 shtator

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *