Home / Lajme / Maqedoni / Vetë e rregullojnë rrugën

Vetë e rregullojnë rrugën

23 gusht-Banorët të cilët kishin në dalë në rrugë për kanë theksuar në këtë pjesë të Malësisë së Sharrit, gati tri dekada nuk është bërë asnjë investim. Ata nënvizojnë se nuk është vetëm rregullimi i rrugëve prioritet, por kanë nevojë edhe për më shumë investime dhe rregullime si nga ana e pushtetit lokal por edhe atij qendror.

Të anashkaluar dhe të lënë në harresë nga pushtetet dhjetëra banorë të fshatit Sellcë të komunës së Tetovë janë vetëorganizuar ndërsa përkrahje kanë marrë edhe nga mërgimtarët e këtij fshati me ç`rast kanë rregulluar rrugën e cila çon në këtë fshat nga Tetova.Ata kanë mbuluar gropat në këtë rrugë mjaft të dëmtuar e cila është arterie kryesore për fshatrat Llacë, Sellcë dhe Vicë.“Jemi grumbulluar disa bashkëfshtarë për të rregulluar këtë rrugë e cila me vite është në gjendje të vështirë për qarkullim. Nga orët e mëngjesit kemi filluar këtë iniciativë pasi që në këtë rrugë nuk është investuar që para tridhjetë viteve. Gjatë këtyre viteve nuk është bërë asnjë investim në këtë rrugë”, thotë një banor i këtij fshati, i cili është i është bashkangjitur këtij aksioni.

Ndërkohë që në vend ngjarje ishte edhe këshilltari i këshillt komunal të Tetovës nga radhët e BDI-së Liman Limani, i cili tha se në vitin 2009 në këshillin komunl është miratuarë një vendim për regullimin e fazës së parë të kësaj rruge dhe ajo pjesë është regulluar, ndërsa faza e dytë edhe pse ka kaluar në këshill akoma nuk është realizuar. “Unë kamë bërë disa kërkesa deri tek kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe përgjigje kamë pranuarë se kjo rrugë është në prograimim proritar të komunës së Tetovës”, tha Limani.

Banorët të cilët kishin në dalë në rrugë për kanë theksuar në këtë pjesë të Malësisë së Sharrit, gati tri dekada nuk është bërë asnjë investim. Ata nënvizojnë se nuk është vetëm rregullimi i rrugëve prioritet, por kanë nevojë edhe për më shumë investime dhe rregullime si nga ana e pushtetit lokal por edhe atij qendror.

Rruga e cila lidhë fshatrat Sellcë Vicë dhe Llacë është e shkatëruar dukshëm nga rreshjet atmosferike. Banorët kërkojnë me ngulm që kjo rrugë të rregullohet prej në Tetovë deri në Sellcë. Dëmtime ka pësuar edhe rruga që vazhdon pastaj për në fshatin Vicë, si pasojë e rrënimit të dheut. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *