Home / Lajme / Maqedoni / Viti shkollor 2011/2012 fillon nesër, risi në arsimin e fillor dhe të mesëm

Viti shkollor 2011/2012 fillon nesër, risi në arsimin e fillor dhe të mesëm

31 gusht-Inkuadrimi i prindërve do të mundësojë vendosjen e E-ditarit, që MASH e implementoi, ndërsa do të jetë i obligueshëm nga viti i ri shkollor. Me prindërit e tij në çdo moment do të din cili është suksesi fëmijës të tij, nëse prania në orët dhe për përmbajtjet që i mëson. Për mospërdorimin e ditarit elektronik do të pësojnë dënime.

Për rreth 210.000 nxënës të shkollave fillore, prej të cilëve 20.000 fillestar dhe për 90 mijë nxënës të shkollave të mesme nesër fillon viti shkollor 2011/2012. Për shkak të temperaturave të larta ministritë e Arsimit dhe Shëndetësisë rekomanduan orë të shkurtër për nesër dhe pas nesër dhe mësim deri në mesditë.

Mësim të obligueshëm, plotësues dhe shtesë, shkolla për prindër fëmijët e të cilëve kanë suksese të dobët apo sjellje të joshembullore, ditar elektronik dhe testimi ekstern i nxënësve që të vlerësojnë objektivitetin e mësimdhënësve janë risi në këtë vit shkollor.

Ndryshime në ligjet për arsim të mesëm dhe fillor që u miratuan në pranverë janë përqendruar në komponetën e edukimit dhe nxisin përfshirje më të madhe të prindërve. Ato do të thirren në këshillim apo shkollat për prindër nëse fëmijët e tyre kanë mbi tre njësha, 10 mungesa të paarsyeshme apo 100 mungesa të arsyeshme , nëse sillet në mënyrë të pamoraltë dhe asociale, i fyen mësimdhënësit apo nëse kanë sukses të keq.

Këshillimin do ta bëjnë psikologët dhe pedagogët. Nëse prindi nuk i përgjigjet thirrjes, do të dënohet me 200 euro, nëse nuk përgjigjet pas tre ftesave me radhë do të njoftohet qendra për punë sociale.

Inkuadrimi i prindërve do të mundësojë vendosjen e E-ditarit, që MASH e implementoi, ndërsa do të jetë i obligueshëm nga viti i ri shkollor. Me prindërit e tij në çdo moment do të din cili është suksesi fëmijës të tij, nëse prania në orët dhe për përmbajtjet që i mëson. Për mospërdorimin e ditarit elektronik do të pësojnë dënime.

Gjithashtu, nxënësit më vonë deri më 20 shtator janë të obliguar të shpallin orar të orëve plotësuese për nxënësit me sukses të dobët, dhe orë plotësuese për nxënësit – të cilët do të jenë me korrespodencë dhe mundësia që këto fëmijë të perfeksionohen në sferën të cilën kanë afinitet ose të përgatiten për gara. Nxënësi mundet të marrë orë plotësuese për të paktën dy orë lëndë dhe për secilin nga një orë në javë, katër orë në muaj për një lëndë. Me këtë ndryshim, prindërit do të kursejnë të holla për orë private.

Testimin ekstern, me të cilin do të vlerësohet objektiviteti i mësimdhënësve, prej 2011/2012 do të vlejë për të gjitha shkollat dhe do të zbatohet në shkurt për maturantët, ndërsa në fund të maj për të gjithë nxënësit tjetë në arsimin fillore dhe të mesëm.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *