Home / Sport / Volejboll, Shkëndija angazhon Trajçevskin dhe Gjorgjieskin

Volejboll, Shkëndija angazhon Trajçevskin dhe Gjorgjieskin

Trajçevski dhe Gjorgjieski janë aktivizimet e reja të Shkëndijës, ndërsa në ekip mbesin edhe Husaj dhe Kajtazi. Nga tabori i Shkëndijës mbesin optimistë për paraqitje të suksesshme në garat ndërkombëtare, pasi ekipi përbëhet nga voljebollistë shumë kualitativ. Shkëndija prej 6 deri më 11 shtator do të qëndrojë në Kluzh të Rumanisë, ku do të marrë pjesë në Kupën Ballkanike për klube.

Skuadra fituese e titullit të dyshishtë në volejbollin elitar të Maqedonisë, Shkëndija, këto ditë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Përveç kampionatit vendor, Shkëndijën më parë e pret paraqitja në skenën ndërkombëtare, kur nga 7 deri më 10 shtator në Kluzh të Rumanisë do të zhvillohet Kupa Ballkanike për klube. ‘Gati një javë jemi duke u përgatitur për sezonin e ri, ku na presin shumë sfida. Ditët e para kemi punuar në qendrën sportive ku kemi akumuluar forcë fizike, ndërsa prej të mërkurën kemi hyrë në palestërt, ku do të punojmë në drejtimet tjera. Jemi të vetëdijshëm se forca që do të grumbullojmë tani, do të na shërbejë për gjithë kampionatin dhe për këtë qëllim punojmë me seriozitet maksimal. Besoj të jemi të gatshëm në kohë, pasi prej 6 deri më 11 shtator do të jemi në Rumani ku do të zhvillohet Kupa Ballkanike’, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma. Pas suksesit historik të vitit të kaluar, kur Shkëndija për herë të parë në historikun e saj fitoi troefun e Kupës dhe të Kampionatit, drejtuesit e klubit dun paraqitje të suksesshme edhe në Evropë, kështu që këto ditë ekipi është përforcuar me dy volejbollistë cilësorë, Vllatko Trajçeskin dhe Zoran Gjeorgjievskin. ‘Po me kënaqësi mund të konfirmoi se Vllatko Trajçeski dhe Zoran Gjeorgjieski janë pjesë e Shkëndijës. Gjeorgjieski është i njohur për publikun tonë, pasi pjesën vjeshtore të sezonit të kaluar luajti me ne, ndërsa Trajçevski vjen si zëvendësim i Karanoviqit, i cili ka firmosur me një skuadër finlandeze. Dua të njoftoj se përveç dy aktivizimeve të reja, ne do të llogarisim edhe në dy volejbollistët kosovarë Gazmend Husajn dhe Adriatik Kajtazin, të cilët do të jenë në Shkëndijë edhe sezonin e ardhshëm, nëse nuk gjejnë angazhim në klube evropiane. Me këto lojtarë të lartëpërmendur dhe me të tjerët që kemi në ekip, besoj se kemi përbërje të fortë e cila ka kapacitet të përgjigjet me sukses sfidave në Kupën Ballkanike, ndërsa nëse ruajmë ekipin për në kampionat, përfundimisht mbesim favorit për titullin e kampionit’, shtoi Luma. Trajneri i Shkëndijës ka njoftuar se në ditët në vijim do të mendojnë edhe për sfida kontrolluese, për të tempuar formën e ekipit, para udhëtimit drejt Rumanisë. ‘Së shpejti do të gjejmë kundërshtarë për të zhvilluar ndeshje kontrolluese. Përmes atyre takimeve do të testojmë skuadrën dhe formacionin i cili do të bart barën kryesore në periudhën që vazhdon. Unë jam optimist për ecuri pozitive të Shkëndijës’, pëfundoi Durim Luma, i cili vitin e kaluar drejtoi skuadrën në suksesin më të madh në historikun e saj.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *