Home / Lajme / Rajon / Vrasja makabre, prangoset 84 vjeçari: E vrava se më tradhtonte

Vrasja makabre, prangoset 84 vjeçari: E vrava se më tradhtonte

15 gusht-Autori i vrasjes, tashmë i arrestuar, është 84 vjeçari Gaqo Dumka, me të cilin viktima bashkëjetonte prej vitesh në një banesë me qera në Lagjen nr 4 të Korçës. I moshuari ka pranuar krimin dhe rrëfeu se vrasjen e ka kryer për arsye xhelozie pasi kishte zbuluar se viktima e tradhëtonte me të tjerë.

Policia e Korçës zbardhi mbrëmjen e të shtunës vrasjen makabre të gruas e cila u gjet e gjymtuar dy ditë më parë në vendgrumbullimin e plehrave të Korçës.

Gruaja, trupi i së cilës u gjet i gjymtuar dhe i futur në thasë të ndryshëm, quhet Liljana Arapi, 42 vjeç, lindur dhe banuese në qytetin e Bilishtit, e papunë dhe e pamartuar sipas regjistrit të gjendjes civile.

Autori i vrasjes, tashmë i arrestuar, është 84 vjeçari Gaqo Dumka, me të cilin viktima bashkëjetonte prej vitesh në një banesë me qera në Lagjen nr 4 të Korçës. I moshuari ka pranuar krimin dhe rrëfeu se vrasjen e ka kryer për arsye xhelozie pasi kishte zbuluar se viktima e tradhëtonte me të tjerë.

Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e datës 11 gusht 2011, në ambientet e banesës së marrë me qera ku jana gjetur edhe prova më se të mjaftueshme si njolla gjaku brenda dhe jashtë ndërtesës, një sopatë dhe dy thika të cilat mendohet të jenë armët e vrasjes dhe rroba të viktimës dhe të autorit, raportoi e përditshmja Panorama.

Ndërkohë, autori monstër refuzon të tregojë ku gjendet koka e viktimës, e cila është edhe e vetmja pjesë e trupit që ende nuk është gjetur.

Ligji shqiptar parashikon lehtësi për të moshuarit mbi moshën 70 vjeçare, për të cilët “zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *