Home / Lajme / Rajon / Westerwelle: Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan

Westerwelle: Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan

11 gusht-Presidentja e Republikës së Kosovës tha se vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reciprocitetit me Republikën e Serbisë, dhe angazhimi i forcave policore për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar pikat doganore kufitare 1 dhe 31 dhe në gjithë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të parandalimit të kalimit ilegal dhe kontrabandës, dëshmon përkushtimin e shtetit të Kosovës për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj.

Para pak çastesh përfundoi konferenca e përbashkët e ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan në ambientet e Kryeministrisë. Kryediplomati gjerman, që ndodhet për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit të tij në disa nga vendet e Ballkanit, pas vizitës që i bëri Kroacisë e Malit të Zi, paraprakisht zhvilloi një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ministri i Jashtëm Gjerman Guido Westerwelle ka ritheksuar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan dhe sipas tij për Gjermanin kjo është e qartë. “Nuk do të diskutohet asnjëherë ndarja e Kosovës dhe për ne kjo është punë e kryer”, tha shefi i diplomacisë gjermane pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në pyetjen nëse Serbia do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE, Westerëelle ka deklaruar se secili vend duhet të negociojë për anëtarësim, por ka shtuar se njëra nga pikat që duhet të diskutohet për anëtarësim është edhe çështje e kufijve.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle deklaroi me këtë rast se për Gjermaninë integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe harta e Ballkanit është realizuar përfundimisht.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Westerwelle tha se harta e Ballkanit Perëndimor është realizuar përfundimisht dhe nuk do të vihet në gjendje kur kufijtë do të jenë në pikëpyetje.

Ai vlerësoi se konfliktet dhe përleshjet në baza etnike nuk përkojnë me kohën evropiane dhe shprehu qëndrimin se është e rëndësishme që procesi i dialogut të rifillojë sa më parë që është e mundur.

Sipas tij, të gjitha çështjet e mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në kuadër të zgjidhjeve politike e ekonomike. Ministri gjerman ka kërkuar nga 5 vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe ka theksuar se shteti i tij ka lobuar dhe po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi ka ritheksuar se zhvillimet e fundit, që kanë ndodhur në veri, kanë qenë të domosdoshme dhe të ligjshme.

“Falënderoj shumë KFOR-in për punën e shkëlqyer që ka mbajtur situatën nën kontroll. Ne do të bashkëpunojmë me KFOR-in duke respektuar plotësisht marrëveshjen e arritur. Po ashtu edhe bashkëpunimi me EULEX-in do të dëshmohet në projektet konkrete”, ka deklaruar kryeministri. Shefi i qeverisë ka thënë se vendi ynë është i përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha se Gjermania mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe vlerësoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe koordinimi i Kosovës me vendet anëtare të BE-së dhe në veçanti me Gjermaninë, si vend përkrahës i saj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e falënderoi ministrin gjerman për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendi i tij Kosovës në të gjitha fushat. Ajo tha se është me rëndësi thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën politike dhe ekonomike dhe vlerësoi se Gjermania mund të ndihmojë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës tha se vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reciprocitetit me Republikën e Serbisë, dhe angazhimi i forcave policore për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar pikat doganore kufitare 1 dhe 31 dhe në gjithë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të parandalimit të kalimit ilegal dhe kontrabandës, dëshmon përkushtimin e shtetit të Kosovës për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj.

Ajo tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim që të gjejë zgjidhje praktike me të cilat jeta e qytetarëve në rajon mund të përmirësohet dhe theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të vendosin një marrëdhënie normale, sikurse e kanë të gjitha vendet e tjera në rajon, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *