Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Historia nuk ndryshohet, por mund të përmirësohet e ardhmja

Xhaferi: Historia nuk ndryshohet, por mund të përmirësohet e ardhmja

11 gusht-“Unë nuk dëshirojë të predikojë se do të marin pjesë apo jo ata në këtë konferencë, përgjegjësia ju takon atyre , konferenca do të jetë e hapur dhe do të shihni se kush do të mer pjesë. Do të ishte mirë që ju si përfaqësues të medieve ti pyetni ata se pse nuk marin pjesë”, ka deklaruar Xhaferi.

Marrëveshja e Ohrit në përvjetorin e dhjetë të saj duhet të jetë porosi pozitive për ndodhitë e vitit 2001 dhe me këtë frymë duhet të punohet edhe në të ardhmen për të mirën e shtetit, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi.

Zëvendëskryeministri Xhaferi duke komentuar mosprezencën e ministrave shqiptarë në shënimin e përvjetorit të ngjarjeve në “Karpallëk” dhe stanet e Lubotenit ka thënë se edhe për kundër respektit që kanë të dyja palët për zhvillimet në vitin 2001, megjithatë ekzistojnë mendime të ndryshme.

“Mendimi im është se ato plagë nuk mund të shërohen aq lehtë. Mendoj se të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe institucioneve kanë guxim më të madh që të përballen me ndodhitë e vitit 2001 dhe forma me të cilën nderohen ata të cilët e humbën jetën në vitin 2001.

Mendoj se te të dyja palët ka disponim që të kihet respekt për ata momente historike. Historinë nuk mund ta përmirësojmë , mendoj se mund ta ndryshojmë të ardhmen dhe në nxjerrim përvoja pozitive nga shënimi i përvjetorit të dhjetë nga kjo Marrëveshje paqësore ”, ka thënë Musa Xhaferi.

Zëvendëskryeministri Xhaferi duke komentuar mosprezencën e ish kryeministrit Lupço Georgievski dhe atij të PDSH-së, Arbër Xhaferi në shënimin e përvjetorit të kësaj marrëveshje ka deklaruar se përgjegjësia ju takon atyre.

“Unë nuk dëshirojë të predikojë se do të marin pjesë apo jo ata në këtë konferencë, përgjegjësia ju takon atyre , konferenca do të jetë e hapur dhe do të shihni se kush do të mer pjesë. Do të ishte mirë që ju si përfaqësues të medieve ti pyetni ata se pse nuk marin pjesë”, ka deklaruar Xhaferi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe , Kristofer Ivon ka deklaruar se për implementimin e MO-së, duhet guxim politik, ndërsa si marrëveshje paqësore ky dokument gjithmonë nga dikush do të kritikohet.

“Pyetja e cila tani më bie në mend është se çfarë ardhmërie dëshirojnë njerëzit për MO-në. Shpresoj se dhjetëvjetori i kësaj marrëveshje nuk do të jetë fundi i kremtimit”, ka thënë Ivon

Ambasadori Britanik Ivon dhe Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi këto komente i bënë pas nënshkrimit të memorandumit me të cilin Britania e Madhe do ta ndihmojë Sekretariatin për Implementimin e MO-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *