Home / Lajme / Maqedoni / Xhamia Eski në Tetovë sulmohet me shishe Birre

Xhamia Eski në Tetovë sulmohet me shishe Birre

14 gusht-”Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës dënon ashpër aktin e tillë qyqarë, i cili nuk shpie në bashkëjetesë dhe harmoni mes qytetarëve, por rrënon dhe shkelë mbi parimet e jetës së përbashkët në një mes multinacional dhe multifetarë. Apelojmë tek organit e hetuesisë që akti në fjalë, të zbardhet dhe kryesit e këtijë akti të ballafaqohen me fuqinë e Ligjit” thuhet në një ragim të lëshaur nga muftinia e Tetovës.

Tetovë, 14 gusht-Persona të panjohur kanë gjuajtur me shishe Birre në Xhaminë Eski, që gjedet pas postës së Tetovës, në kohën kur qytetarët musliman ka qenë duke falur namazin e sabahit. Gjatë gjuajtjes sipas mualimit të xhamisë Muhamed Hoxha, fatmirësisht rreth dritares nuk ka pasur njerëz dhe nuk ka të lënduar , por vetëm disa persona janë spërkatur nga alkooli i derdhur brenda në objekt. Imami i xhamisë ka thënë se nuk ka pasur persona të lënduar gjatë gjuajtjes.“Sot në ora 04.05 minuta në momentin kur ka thirrur ezani në sabah, xhaminë tonë e ka sulmuar një apo më shumë persona me shishe birre dhe shishja ka qenë e mbushur. Në këtë moment të gjitha dritaret e xhamisë kanë qenë të hapura kështu që sulmohet xhamia nga jasht, shishja thehet dhe një pjesë e alkoolit derdhet brenda në xhami, kurse një pjesë e xhamave shpërndahen poashtu në xhami. Në moment për fat të mirë në atë vend, nuk ka pasur xhematë afër dritares dhe kështu që copat e xhamave nuk kanë dëmtuar njerëzit që kanë qenë prezent në xhami. Dy persona lagen nga birra gjatë sulmit që është bërë” tha Hoxha. Besimtarët që kan qenë duke falur namazin e e Sabahut, dëshmojnë se janë shqetësuar nga ky akt dhe kërkojnë që autorët të zbulohen sa më shpejt.Policia në vendngjarje ka arritur mënjëherë pasi është paraqitur rasti ndërsa krim teknika dy orë më vonë, theksuan dëshmitarët. Ndërkaq në një raport të Ministrisë së Punëve të Brendëshme bëhet e ditur se disa persona kanë hedhur një shishe birre në xhami përmes dritares së hapur.” Dhjetëra besimtarë mënjëherë pas incidentit kanë filluar me kërkimin e tyre dhe rrugës kanë gjetur tre persona për të cilët kanë dyshuar se janë sulmuesit. Gjatë tentimit për përleshje ata u janë kthyer dhe kanë arritur të arratisen”, njofton MPB. Nga xhamia Eski, dëmantojnë të gjitha rastet dhe incidentet që mund të kenë ndodhur jashta xhamisë se janë të lidhura me rastin në fjalë.Përgjegjësi në këtë xhami Muhamed Hoxha e ka dënuar këtë akt duke kërkuar që të zbulohen autorët dhe të dënohen. Ndërkaq, gjatë ditës së diel Eski xhaminë e ka vizituar muftiu i Tetovës Alifekri Efendi Esati me bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë reagon ashpër në aktin vandal dhe të fëlliqur që ndodhi sot, në Xhaminë “Eski”, ku një grup holiganësh, sipas deshmitarëve ende të paidentifikuar, sulmuan me shishe alkooli Xhaminë ku prezent ishte Xhemati i Xhamisë në pritje të namazit të sabahit.”Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës dënon ashpër aktin e tillë qyqarë, i cili nuk shpie në bashkëjetesë dhe harmoni mes qytetarëve, por rrënon dhe shkelë mbi parimet e jetës së përbashkët në një mes multinacional dhe multifetarë. Apelojmë tek organit e hetuesisë që akti në fjalë, të zbardhet dhe kryesit e këtijë akti të ballafaqohen me fuqinë e Ligjit” thuhet në një ragim të lëshaur nga muftinia e Tetovës.Besimtarët musliman që kryejnë rritet fetare në këtë xhami kanë qenë dukshëm të irituar pasi që siç theksojnë ata toleranca ndërfetare duhet të jetë pjesë e çdo besimtari pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *