Home / Sport / Xhemajli i kënaqur te Napoli

Xhemajli i kënaqur te Napoli

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka realizuar një ëndërr të tij, është transferuar te Napoli. Ai thotë se të gjithë lojtarët ëndërrojnë të bartin fanellën e Napolit.
“Nuk kam hezituar aspak të pranoj ofertën. Napoli do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe është ekipi i tretë në Itali, menjëherë pas Milanit dhe Interit. Ishte koha më e mirë dhe më e duhur për të ardhur këtu”, tha Xhemajli.

Është e premte mbrëma dhe ora tregon 22:30. Jashtë është kohë e nxehtë. 26, 27 gradë. Brenda një restoranti të vogël të quajtur “Mimi alla Ferrovia” në qendër të Napolit gjendet Blerim Xhemajli, që po bëhet gati të niset për në shtëpi. Ai do të kishte debutuar me fanellën e Napolit pas dy ditësh (të dielën) kundër Genoas, sikur mos të ishte shtyrë fillimi i edicionit në Serie A për shkak të grevës së futbollistëve. Para tavolinës së tij janë nëntë njerëz që qëndrojnë në rresht. Janë mysafirë të restorantit që duan të fotografohen me Xhemajlin. Pas tyre në radhë është stafi, shefi Mimi me kamerierët.

Xhemajli, 25-vjeçar, para se të transferohet te Napoli e ka ditur se do të përballet me situata të tilla, që nuk i pengojnë aspak.

“Si lojtar duhet të jesh i përgatitur për këto gjëra, sepse janë të pritura”, thotë ai.

Pas fotografimit Xhemajli ka folur për grevën e lojtarëve në Serie A. Ai me padurim pret fillimin e edicionit të ri.

“Zgjidhja e vetme për ne futbollistët ishte greva. Situata nuk është aspak e mirë për ne dhe më vjen keq që nuk e filluam edicionin në kohën e caktuar”, tha Xhemajli. “Nuk kemi pranuar që të trajtohemi sikur robër modernë. Edhe pse ne duam që edicioni të nisë, por kur unioni i lojtarëve thotë jo, atëherë kjo është punë e kryer”.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka realizuar një ëndërr të tij, është transferuar te Napoli. Ai thotë se të gjithë lojtarët ëndërrojnë të bartin fanellën e Napolit.

“Nuk kam hezituar aspak të pranoj ofertën. Napoli do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe është ekipi i tretë në Itali, menjëherë pas Milanit dhe Interit. Ishte koha më e mirë dhe më e duhur për të ardhur këtu”, tha Xhemajli. “Të jetosh në Napoli është diçka fantastike. Njerëzit janë mikpritës dhe kur kam ditë të lirë shkoi në det apo shëtis nëpër qytet në vend se të shkoj në shtëpi. Kur luaja për Torinon dhe Parmën, thuajse çdo ditë të lirë e kaloja në Zuerich”.

Qyteti i Napolit jeton me futbollin, kurse të gjithë mendjen e kanë te Maradona.

“Fotografitë e Maradonës janë në çdo cep të qytetit. Njerëzit shpresojnë që ekipi të rikthejë famën e vjetër. Ditë më parë kemi luajtur një ndeshje miqësore, ekipi i parë me ekipin e dytë, kurse në tribuna ishin 27 mijë tifozë”, tregon Xhemajli.

Ai pranon se Napoli në edicionin e ri duhet të arrijë suksese të mëdha, ndonëse nuk duhet patjetër të fitojë titullin e kampionit.

“Kemi cilësi për t’u bërë kampion dhe presioni është shumë i madh. Por ne thjesht duam të jemi Napoli i edicionit të shkuar. Nuk kemi nevojë të bëhemi kampionë, pasi Milani dhe Interi në letër janë ekipet më të forta”, mendon Xhemajli.

Xhemajlit aspak nuk i pëlqejnë kundërshtarët në grupin e Ligës së Kampionëve: Manchester City, Bayern Muncheni e Villarreali.

“Katër ligat më të mira evropiane përfaqësohen në këtë grup. Jemi në grupin më të vështirë dhe padyshim më atraktivin. Mund të dëshmojmë se në Itali nuk janë vetëm Milani e Interi”.

Xhemajli gjatë kësaj vere u transferua te Napoli nga skuadra e Parmës për një dëmshpërblim prej nëntë milionë eurosh. Me Napolin ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2015.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *