Home / Lajme / Botë / Zbulohet një depo me armë gjermane në shtëpinë e Gadafit

Zbulohet një depo me armë gjermane në shtëpinë e Gadafit

31 gusht-Tani për tani nuk është i njohur numri i saktë i armëve të zbuluara, e as si, kur dhe prej ku janë dorëzuar, por sipas informatave ato janë prodhuar nga kompania gjermane “Hekler dhe Koh”.

Një numër i madh të pushkëve automatike gjermane janë gjetur në rezidencën e Moamer Gadafit në Tripoli gjatë sulmit të kryengritësve javën e kaluar, edhe pse Qeveria gjermane nuk ka dhënë leje për shitjen e armëve të tilla për regjimin libian, publikuan sot mediat lokale.

Pushkët automatike janë model G36s, të cilët janë standarde për ushtarët gjerman, publikuan gazeta “Shtutgarter nahrihten” dhe televizioni “A Er De”.

Tani për tani nuk është i njohur numri i saktë i armëve të zbuluara, e as si, kur dhe prej ku janë dorëzuar, por sipas informatave ato janë prodhuar nga kompania gjermane “Hekler dhe Koh”.

Ministria gjermane e Financave kumtoi se nuk është dhënë leje për eksport të pushkëve automatike për Libinë.

Sipas aktivistit antiushtarak Jirgen Grespin ekzistojnë dyshime bazë se kompania “Hekler dhe Koh” ose ndërmjetësuesit e saj, kanë dorëzuar një dërgesë gjigante të paligjshme të pushkëve automatike për regjimin e Gadafit.Këshilli kalimtar kombëtar libian sot kumtoi se Moamer Gadafi “pothuajse sigurisht” gjendet në Libi dhe se kryengritësit kanë të drejtë ta vrasin përderisa nuk dorëzohet.

“Ky është një informacion me të cilin disponoj, Gadafi është, pohoj me 80 për qind siguri në Libi”, deklaroi Omar Hariri, i cili është i obliguar për çështje ushtarake në Këshillin kryengritës libian.

Sipas Haririt kryengritësit besojnë se Gadafi fshihet ose në Van Validu, në juglindje të Tripolit ose në ndonjë periferi të kryeqytetit.

Paraprakisht, një nga anëtarët e theksuar të Këshillit kalimtar kombëtar Ali Tarhuni kumtoi se kryengritësit janë në dijeni se ku fshihet Gadafi, por nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Kryengritësit japin 1,2 milionë euro për kokën e Gadafit, të gjallë ose të vdekur, edhe pse kumtuan se do t’i sigurojnë gjykatë korrekte në Libi.

Në bankat franceze janë ngrirë 7,6 miliardë euro pronësi e Libisë dhe Parisi zyrtar kërkoi miratim nga OKB-ja të zhbllokojë 1,5 miliardë euro para fundit të javës për nevojat urgjente të autoriteteve të reja libiane, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Franca.

Parisi nesër është nikoqir i konferencës ndërkombëtare, e organizuar në mënyrë të bashkuar nga Franca dhe Britania e Madhe, dedikuar ardhmërisë së Libisë pas rënies së Moamer Gadafit dhe çështjes për shkrirje të pasurisë libiane.

“Në bankat franceze ka 7,6 miliardë euro pronësi e Libisë”, theksoi një përfaqësues i Pallatit të Eliseut një natë para konferencës.

“Franca veç më ka kërkuar nga Komiteti për sanksionet e OKB-së të zhbllokojë 1,5 miliardë euro deri në fund të javës për nevoja urgjente”, shtoi i njëjti burim.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *