Home / Sport / Zendeli pezullohet vetëm një ndeshje

Zendeli pezullohet vetëm një ndeshje

Dënimi vjen pas kartonit të kuq që mori Zendeli në debutimin e tij për ekipin rumun, në ndeshjen kundër skuadrës së Vasluit.

Komisioni Disiplinorë pranë Federatës së Futbollit të Rumanisë ka shqiptar pezullim prej një ndeshje për portierin shkupjan të FC Petrolul Ploiesti, Suat Zendelin. Dënimi vjen pas kartonit të kuq që mori Zendeli në debutimin e tij për ekipin rumun, në ndeshjen kundër skuadrës së Vasluit. Rikujtojmë se Zendeli u transferua në Rumani kohë më parë nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa këto ditë është duke u stërvitur maksimalisht për të pritur të përgatitur rrikthmin në portën e Petrolulit. ‘Më kanë pezulluar vetëm një ndeshje dhe shpresoj që sa më shpejtë të kthehem në portë. Këtë periudhë e shfrytëzoj maksimalisht për tu ambientuar me ekipin, bashkëlojtarët e ri dhe qytetin. Janë këto gjëra të reja për mua dhe faleminderit Zotit, gjërat rrjedhin mirë’, tha në fillim Suat Zendeli, i cili pas vendimit të fundit nuk do të jetë në portën e skuadrës së tij në ndeshjen e 13-të gushtit kundër Rapidit të Bukureshtit, ndërsa pritet të kthehet në lojë më 20 gusht në transfertën kundër Universitatea Kluzhit. Zendeli i cili njihet si besimtar i madh, uron gjithë muslimanët, deri sa shton se provon edhe në Rumani të kryejë obligimet fetare. ‘Së pari dua që të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Unë provoj që edhe këtu të jem pranë fesë dhe të kryejë obligimet e mija, megjithse jemi profesionistë dhe duhet që të jemi korrekt edhe ndaj detyrave që kemi në skuadër. Të them të drejtën në ditët kur kemi vetëm nga një seancë stërvitore, as që kam problem për të agjëruar, ndërsa në ditët kur kemi nga dy stërvitje nuk mundem, pasi është shumë e vështirë. Shpresoj të përmbush borxhin më vonë, për të qenë korekt edhe ndaj fesë edhe ndaj profesionit’, sqaroi Zendeli, i cili në fund nuk mundi të mbyllë bisedën pa pyetur për ‘Shkëndijën e tij’. ‘Çka ka të re nga Tetova? Si e kam Shkëndijën?’, na u drejtua Zendeli, i cili uroi që ish-skuadra e tij të arrijë të mbrojë titullin e kampionit në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *