Home / Lajme / Botë / Zhaklina Onazis e ka akuzuar Lindon Xhonsonin për atentatin mbi Xhon Kenedin

Zhaklina Onazis e ka akuzuar Lindon Xhonsonin për atentatin mbi Xhon Kenedin

8 gusht-Zhaklina Kenedi pohon se atentati mbi bashkëshortin e atëhershëm, presidentin e SHBA-së Xhon Kenedi, nuk është vepër vetëm e vrasësit Li Harvi Osvald, po se bëhet fjalë për komplot më të gjerë, i organizuar nga manjatët e Teksasit dhe biznesmenë të pasur, ndërsa në krye të komplotit ka qenë ish-nënpresidenti Xhonson. Ai ishte president amerikan për një mandat, ndërsa paraprakisht ishte guvernator i Teksasit dhe senator i tij.

Zhaklina Kenedi-Onazis e ka akuzuar politikanin e Teksasit, Lindon Xhonson, i cili e trashëgoi në Shtëpinë e Bardhë presidentin e vrarë të SHBA-së, Xhon Kenedi, për atentatin në Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963, njoftojnë mediet londineze, duke iu referuar zbulimeve nga rrëfimet e incizuara të “ish-gruas së parë” amerikane, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Kompania televizive amerikane ABC paralajmëroi se do të emetohen rrëfimet të cilat Xheki Kenedi ia ka dhënë historianit amerikan Artur Slezinxher, të cilat deri më tani janë ruajtur në bibliotekën e Kenedit në Boston.

Ajo në testamentin e saj ka kërkuarqë materiali i incizuar, të cilin ABC e paralajmëroi si “dëshmi eksplozive”, të publikohet 50 vite pas vdekjes së saj. Dikur “Zonja e parë” e famshme amerikane, vdiq para 17 viteve, nga kanceri, në moshën 64 vjeçare, por rrëfimet e saj do të publikohen shumë më herët, pasi e bija e saj Kerolajn Kenedi lejoi publikimin e materialeve sekrete.

Në to, Zhaklina Kenedi pohon se atentati mbi bashkëshortin e atëhershëm, presidentin e SHBA-së Xhon Kenedi, nuk është vepër vetëm e vrasësit Li Harvi Osvald, po se bëhet fjalë për komplot më të gjerë, i organizuar nga manjatët e Teksasit dhe biznesmenë të pasur, ndërsa në krye të komplotit ka qenë ish-nënpresidenti Xhonson. Ai ishte president amerikan për një mandat, ndërsa paraprakisht ishte guvernator i Teksasit dhe senator i tij.

Nga materiali i incizuar zbulohet se Xheki, siç e quajnë edhe sot amerikanët, nuk i ka qëndruar besnike bashkëshortit të saj, dhe përmendet aferë me ish-aktorin hollivudian Uilliam Holden, që ka ndodhur “si hakmarrje e bashkëshortes për tradhtitë e burrit”.

Pëlqimi i vajzës Kerolajn Kenedi, për publikim më të hershëm të materialeve të nënës së saj, janë pjesë e marrëveshjes të cilën e ka bërë ajo me kompaninë ABC, rreth mini TV serialit për familjen e saj. Vajza Kerolajn e kundërshtoi ashpër emetimin e serialit, në të cilin haptazi theksohet se Zhaklina Kenedi, pas vdekjes së bashkëshortit, e para martesës me Aristotel Onazis, ka qenë në lidhje dashurie me Robert Bob Kenedin, vëllanë e presidentit të vrarë.

Me marrëveshjen, ABC mund t’i emetojë dëshmitë e incizuara të Xheki Kenedi-Onazis, por duhet ta heqë nga programi mini TV serinë e saj.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *