Home / Lajme / Maqedoni / Zjarrfikësit e “FALCK” nga Danimarka donacionin të ri për Tetovën

Zjarrfikësit e “FALCK” nga Danimarka donacionin të ri për Tetovën

10 gusht-Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti u shpreh tejet i kënaqur për realizimin e këtij donacioni, dhe sipas tij, me këtë hap tregohet përcaktimi i komunës për kujdes ndaj qytetarëve për rritjen efikasitetit të shërbimeve ndaj tyre.

Bashkëpunimi disavjeçar mes komunës së Tetovës dhe Njësitit të Zjarrfikësve “FALCK” nga Danimarka u kurorëzua me donacionin që ky njësit ia dha komunës së Tetovës. Dy makina të ndihmës së shpejtë iu dhuruan spitalit klinik të Tetovës, ndërsa Njësitit Territorial Kundër Zjarrit iu dhurua një aparat kompresimi.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti u shpreh tejet i kënaqur për realizimin e këtij donacioni, dhe sipas tij, me këtë hap tregohet përcaktimi i komunës për kujdes ndaj qytetarëve për rritjen efikasitetit të shërbimeve ndaj tyre.

Sipas koordinatorit të këtij donacioni, Albert Qazimi, projekti u realizua sipas parashikimeve dhe ky është një sukses për komunën e Tetovës. “Makinat e niveleve bashkëkohore do ti shërbejnë spitalit klinik të Tetovës në mënyrë që të ritet efikasiteti i shërbimeve ndaj pacientëve, ndërsa aparati i kompresimit do ti shërbejë Njësitit Territorial Kundër Zjarrit.”, tha Qazimi.

Ndryshe, komuna e Tetovës disa vjet me radhë ka bashkëpunim të frytshëm me komunën e Alborgut nga Danimarka në kuadër të së cilës funksionon Njësiti i Zjarrfikësve “FALCK”. Përpos donacioneve zjarrfikësit nga Danimarka kanë kryer një sërë trajnimesh në bashkëpunim me zjarrfikësit e Tetovës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *