Home / Lajme / Rajon / Zvicër:Arrestohen “qibritashët”

Zvicër:Arrestohen “qibritashët”

8 gusht-Grupi po frekuentonte rrugët e Gjenevës dhe pas hetimeve ka rënë në pranga. Ata po praktikonin lojën e njohur të ashtuquajtur “të qibritit” me shkrepse dhe një kokërr fasuleje, apo tek zviceranët si “bonneteau”, ku mashtroheshin qindra qytetarë nga manipulimi i tyre.

Policia zvicerane ka arrestuar një grup të bixhozxhinjëve mashtrues nga Maqedonia të ashtuquajtur si “bandat e qibritashëve”, të cilët përmes lojës së tyre po mashtronin qytetarët, duke përfituar mijëra franga.

Grupi po frekuentonte rrugët e Gjenevës dhe pas hetimeve ka rënë në pranga. Ata po praktikonin lojën e njohur të ashtuquajtur “të qibritit” me shkrepse dhe një kokërr fasuleje, apo tek zviceranët si “bonneteau”, ku mashtroheshin qindra qytetarë nga manipulimi i tyre.

Në dy operacione të koduara “AB” dhe “Figaro” janë arrestuar rreth 40 veta që praktikonin këtë lojë kriminale.

Jozyrtarisht bëhet e ditur për disa të arrestuar që po vuajnë burgimin, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar edhe gjoba prej 1 mijë eurove, ndërsa pas lirimit ata depërtohen menjëherë drejt Shkupit. Policia zvicerane ka rekomanduar që qytetarët dhe turistët të kenë kujdes nga bandat e tilla mashtruese kriminale.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *