Home / Lajme / Maqedoni / 25 mijë armë legale në duart e qytetarëve

25 mijë armë legale në duart e qytetarëve

14 shtator-Edhe në Gostivar, poashtu në procedurë penale janë marrë 5 pushkë automatike, 2 pushka gjysmëautomatike, 13 pistoleta, 2 revolverë, 5 pushkë gjuetie, 2 karabine për gjueti, 1 granatë kundër tankeve, një bombë dore, 2 minahedhës, 456 copë municion, 10 mijë fishekzjarre dhe 86 raketa ndriçuese. Poashtu në Gostivar, sipas policisë janë konfiskuar edhe katër pistoleta, një pushkë gjuetie, 2 thika, 6 pistoleta ndriçues, 3 bomba dore dhe një minë. Në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë regjistruar 26 mijë copë armë legale, prej të cilëve 15 mijë janë në Tetovë dhe mbi dhjetë mijë në Gostivar. Ndërkohë, nuk dihet numri i armëve jolegale në duart e qytetarëve në Pollog

Pushkët automatike, pistoletat, pushkët e gjuetisë, janë armët të cilët më së shumti mund t`i gjesh në duart e tetovarëve. Këto janë armët më të preferuara, ndërkohë që edhe më shumë konfiskohen nga ana e policisë. Ndërkaq, shumica e qytetarëve që parashtrojnë kërkesa për leje të armëve, kërkojnë leje për pistoleta dhe pushkë gjuetie. Kështu, këtë vit në Tetovë dhe në rrethinë janë parashtruar gjithsej 276 kërkesa për armëmbajtje me leje, prej të cilave 303 janë zgjidhur, në mesin e të cilëve ka edhe kërkesa nga viti i kaluar. Prej tyre 221 janë zgjidhur në mënyrë pozitive, kurse 82 janë refuzuar.

Shumica e tetovarëve kanë parashtruar kërkesa për leje për pistoleta, më pas janë pushkët e gjuetisë, karabinat për gjueti dhe lloje tjera të armëve. Krahas kësaj, janë regjistruar edhe 93 pistoleta ndriçues, me ç`rast po aq pronarëve u është dhënë leje adekuate. Gjatë vitit të kaluar, janë parashtruar 176 kërkesa, prej të cilëve 102 janë zgjidhur në mënyrë pozitive, 18 janë refuzuar, ndërsa 56 nuk janë zgjidhur. Gjatë asaj periudhe janë dhënë edhe 165 leje për pistoleta ne gaz. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjatë vitit të kaluar ka regjistruar edhe 37 vepra penale, për armëmbajtje pa leje, prej të cilëve 30 në Tetovë dhe 7 në Gostivar.

“Gjatë periudhës për të cilën bëhet fjalë, janë konfiskuar 21 pistoleta, nj revolver, 3 pushkë automatike, 4 pushkë gjuetie, një karabine gjuetie, 4 bomba dore, një granatë, një pistoletë ndriçues, 4037 copë municion të ndryshëm dhe mbi 197 mijë fishekzjarre. Në procedurë penale, janë konfiskuar, 7 pistoleta ndriçues, 2 pushkë gjuetie, 4 thika, dhe 50 plumba. Theksojmë se janë parashtruar edhe 17 kërkesa për inicim të procedurës penale. Në mënyra të ndryshme vitin e kaluar janë marrë edhe një pushkë automatike, 12 granata, 6 bomba dore, një pistoletë, pesë plumba, një kornizë për pistoletë etj…”, njofton zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski. Sipas tij, në vitin 2009 janë regjistruar edhe 42 vepra penale për armëmbajtje pa leje, ku kanë qenë të involvuar 35 persona. Në procedurë penale në Tetovë, janë konfiskuar, një pushkë automatike me bajonetë, 21 pistoleta, një mitraloz, 438 copë municion të ndryshëm, pesë korniza për pushkë automatike, një bombë dore dhe pesë çanta për pushkë automatike.

Edhe në Gostivar, poashtu në procedurë penale janë marrë 5 pushkë automatike, 2 pushka gjysmëautomatike, 13 pistoleta, 2 revolverë, 5 pushkë gjuetie, 2 karabine për gjueti, 1 granatë kundër tankeve, një bombë dore, 2 minahedhës, 456 copë municion, 10 mijë fishekzjarre dhe 86 raketa ndriçuese. Poashtu në Gostivar, sipas policisë janë konfiskuar edhe katër pistoleta, një pushkë gjuetie, 2 thika, 6 pistoleta ndriçues, 3 bomba dore dhe një minë. Në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë regjistruar 26 mijë copë armë legale, prej të cilëve 15 mijë janë në Tetovë dhe mbi dhjetë mijë në Gostivar. Ndërkohë, nuk dihet numri i armëve jolegale në duart e qytetarëve në Pollog.

Njohës të rrethanave të këtyre trevave dyshojnë se ende ka sasi të konsiderueshme të armëve pa leje, pasi që bëhet fjalë për rajon që ka qenë i përfshirë në konflikt të armatosur, afërsia me kufirin me Kosovës, ku edhe atje ka pasur luftë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *