Home / Lajme / Maqedoni / 90 përqind e tetovarëve duan t`i legalizojnë objektet pa leje

90 përqind e tetovarëve duan t`i legalizojnë objektet pa leje

5 shtator-Edhe përkundër informimit, mediatik dhe vetë komunës, megjithatë disa qytetarëve vijnë dhe thonë se pse duhet të legalizojmë dhe ne propozojmë që së paku ky afat të vijohet edhe për tre muaj”, deklaroi Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës.

7200 kërkeasa për legalizim kanë aritur deri pasditën e ditës së shtunë në ndërmarrjen komunale Geoinxhenjerig në Tetovë. Nga kjo ndërmarrje theksojnë se qytetarët janë të kënaqur që më në fund ka një ligj që është pritur gjatë kohë.“Është kënaqësi e atyre që kanë bërë aplikim, kurse nga ana jonë konsiderojmë se numri është i përmbushur pasi që kemi paraparë 8 mijë deri në 10 mijë objekte pa leje në komunën e Tetovës. Me numrin 7200 mund të themi se përafërsisht 90 përqind e objekteve ekzistuese pa leje janë të paraqitura”, tha Beqiri. Ndërkaq, kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ka kërkuar shtyerjen e afatit ndërsa propozon që nëse brenda tre muajve qytetarët nuk i legalizojnë objektet athëherë të ketë dënime.“Shpresoj se pas datës tre shtator Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ketë takim me kryetarët e komunave dhe ne do të japim mendim apo propozim që të zgjidhet një metodë për shtyrjen e afatit apo propozimi im është që pasi pas skadimit të afatit të këtij ligji ndahen njerëzit në dy kategori ato që kanë legalizuar dhe nuk i kanë legalizuar objektet, dhe numri i objekteve të palegalizuaara do të jetë sërish i madh dhe nuk do të ketë kryetar komune që do të marrë një aktivitet të këtillë që do të rënohen vendbanime të tëra dhe gjetja e një modeli, gjobë për ata që nuk kanë legalizuar dhe më pas komuna vetë të inicojë procesin e legalizimit por edhe të vazhdohet një periudhë prej 3 muajve që t`ju jepet edhe një shansë qytetarëve”, tha Izairi. Ai tha se në komunën që drejton ai ka numër të madh të kërkesave për legalizim por theksoi se ka rreth 12 vendbanime të paurbanizuara. Edhe në komunat tjera të Pollogut kanë bërë të ditur se është shtuar dukshëm numri i kërkesave dy ditët e fundit për legalizim të objekteve. Nga këta komuna kanë potencuar se ka numër të madh të qytetarëve të cilët të pazgjidhura kontestet pronësoro-juridike.” Është rritur numri i kërkesave ditëve të fundit. Duke pasur parasysh se në komunën e Zhelinës ka rreth 12 vendbanime të paurbanizuara dhe do të thotë se pritet të kemi rreth tre mijë e pesë qind objekte pa leje. Ky numër nuk është edhe aq i kënaqshëm, pra janë dikur rreth 30 përqëind e numrit të objekteve të cilët janë ndërtuar pa leje. Edhe përkundër informimit, mediatik dhe vetë komunës, megjithatë disa qytetarëve vijnë dhe thonë se pse duhet të legalizojmë dhe ne propozojmë që së paku ky afat të vijohet edhe për tre muaj”, deklaroi Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *