Home / Lajme / Maqedoni / Aeroportet e Maqedonisë këtë verë me më shumë udhëtarë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar

Aeroportet e Maqedonisë këtë verë me më shumë udhëtarë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar

13 shtator-Rritje më të madhe të numrit të udhëtarëve është vërejtur në qershor këtë vit, kur nga dy aeroportet janë transportuar 113.010 udhëtarë, që paraqet rritje prej 17,4 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur ka pasur 96.271.

Në aeroportet e Maqedonisë gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur numri i udhëtarëve. Në qershor, korrik dhe gusht këtë vit përmes aeroportit “Leka i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër janë tarnsportuar 293.613 udhëtarë, ndërsa në periudhën e njëjtë vitin e kaluar 255.939 udhëtarë, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Rritje më të madhe të numrit të udhëtarëve është vërejtur në qershor këtë vit, kur nga dy aeroportet janë transportuar 113.010 udhëtarë, që paraqet rritje prej 17,4 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur ka pasur 96.271.

Përmes aeroportit “Leka i Madh” në periudhën e verës këtë vit jan[ë shërbyer 254.351 udhëtarë ose për 7,83 për qind më shumë se periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kur janë regjistruar 236.011 udhëtarë.

Aeroporti “Shën Apostull Pali, megjithatë, në qershor, korrik dhe gusht të këtij viti ka shërbyer 39.262 udhëtarë, që është rritje për 93,73 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur në atë aeroport janë regjistruar 19.928 udhëtarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *