Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti nuk përajshton mundësinë që Maqedoninë në një të ardhme të afërt ta udhëheq kryeministër apo president shqiptar

Ahmeti nuk përajshton mundësinë që Maqedoninë në një të ardhme të afërt ta udhëheq kryeministër apo president shqiptar

11 shhtator-“Është shumë normale që pas disa viteve të bisedohet për kryeministër ose president të shtetit. Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, posaçërisht tek qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve. Të gjithë duhet ta ndërtojmë, ta ndiejmë si shtetin tonë dhe ta respektojmë pasi të gjithë këtu do të jetojmë”, ka deklaruar Ahmeti në një intervistë për gazetën maqedonase “Utrinski Vesnik”.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nuk përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt Maqedoninë ta drejtoj një kryeministër apo president shqiptar. Ahmeti këtë e mbështetë me rastin e Ministrisë së Mbrojtjes që tani udhëhiqet nga kuadër shqiptar.

“Është shumë normale që pas disa viteve të bisedohet për kryeministër ose president të shtetit. Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, posaçërisht tek qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve. Të gjithë duhet ta ndërtojmë, ta ndiejmë si shtetin tonë dhe ta respektojmë pasi të gjithë këtu do të jetojmë”, ka deklaruar Ahmeti në një intervistë për gazetën maqedonase “Utrinski Vesnik”.

Sa i përket statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kreu i BDI-së ka thënë se të gjithë personat e prekur nga konflikti i vitit 2001 duhet të trajtohen nga ana e shtetit pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë.

“Vlerësojmë se ka mundësi që edhe brenda ligjeve ekzistuese kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Kjo ide duhet të përpunohet që të arrijmë zgjidhjen përfundimtare. Me e rëndësishmja është që të zgjidhim problemet e tyre që kanë humbur të afërmit e tyre”, ka deklaruar Ahmeti, duke i vlerësuar si të mira raportet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *