Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti priti ambasadorin e Francës në vend, Zhan Klod Shlumberger

Ahmeti priti ambasadorin e Francës në vend, Zhan Klod Shlumberger

13 shtator-Duke folur për procesin e regjistrimit të popullësisë, Ahmeti theksoi se BDI-ja me kujdes të veçant është duke ndjekur këtë proces, sepse konsideron se regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm, ku duhet të përfshihen të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht Ahmeti theksoi se BDI angazhohet që ky proces të kalojë në mënyrë transparente.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka realizuar takimin me ambasadorin e Francës në vend, Zhan Klod Shlumberger.

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, integrimi i vendit në strukturat euroatlantike, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, procesi i regjistrimit të popullsisë kanë qenë temat për të cilat Ahmeti ka biseduar me ambasadorin francez Shlumberger.

“Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, anëtarësimi në NATO dhe në BE, dhe në këtë drejtim si pjesë e Qeverisë është e angazhuar në zbatimin e reformave të nevojshme”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së më tej theksoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç antarësimit në familjen e madhe evropaine dhe sipas tij, nevojitet edhe tejkalimi i pengesës së fundit, zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje. Ai falënderoi ambasadorin Shlumberger për ndihmën që Parisi zyrtar i jep Maqedonisë në procesin e integrimit të vendit tonë.

Lideri i BDI-së gjthashtu theksoi se Marrëveshja e Ohrit vazhdon të implementohet sepse është një dokument paqësor, i cili ka vënë bazat e një shteti shumëetnik dhe ka hapur rrugën për t’u integruar në familjen e madhe evropiane.

Duke folur për procesin e regjistrimit të popullësisë, Ahmeti theksoi se BDI-ja me kujdes të veçant është duke ndjekur këtë proces, sepse konsideron se regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm, ku duhet të përfshihen të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht Ahmeti theksoi se BDI angazhohet që ky proces të kalojë në mënyrë transparente.

Ndërkaq, ambasadori i Francës në vendin tonë, Zhan Klod Shlumberger theksoi se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai theksoi se Maqedonia duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave në sferat e ndryshme, si dhe të implementojë Marrëveshjen e Ohrit. Ambasadori Klod Shlumberger u shpreh se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian, duke theksuar se autoritetet vendase duhet të fokusohen në zgjidhjen e çështjes së emrit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *