Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Regjistrimi të mos politizohet

Ahmeti: Regjistrimi të mos politizohet

27 shtator-I pyetur se kush duhet të përfshihet me regjistrimin, Ahmeti me qëndrim se të gjithë shtetasit e Maqedonisë, të cilët gjatë një viti kanë hyrë madje një herë në shtet, e posedojnë pronë dhe patundshmëri në të dhe nuk janë në Maqedoni, por jashtë saj, janë përfshirë me regjistrimin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pasdite në selinë e partisë në Reçicë të Vogël u takua me ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku.

Sipas ambasadorit Çejku, tema kryesore të bisedës në takimin e sotëm em Ahmetin ishin situatat dhe përparimi i Maqedonisë në afrimin dhe inkuadrimin në NATO dhe BE, marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, regjistrimi i popullatës te ne dhe përgatitjet për vizitën e ardhshme të kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Maqedoni.

Lideri i BDI-së tha se partia e tij ka investuar dhe ka nxitur që elitat politike të të dy vendeve të punojnë në projekte të përbashkëta për afrim të ndërsjellë, procesin e integrimeve euroatlantike dhe intervenime në infrastrukturë dhe posaçërisht energjetikë.

Lidhur me regjistrimin e ardhshëm të popullatës në Maqedoni, që do të zbatohet prej datës 1 deri 15 të muajit të ardhshëm, Ahmeti me apel deri te të gjitha partitë politike, mediumet dhe qytetarët që të mos e politizojnë këtë çështje.

“Me rëndësi është për të gjithë qytetarët që regjistrimi të kalojë në rendin më të mirë. Ligji për regjistrimin u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë pas debatit të gjatë dhe profesional të autoriteteve të vendit dhe të huaj. Ligji qartë tregon se duhet të te regjistrohet dhe kjo çështje nuk duhet të politizohet ose të vihet në pikëpyetje ky proces. Qëllimi e regjistrimit është me qëllim të mirë dhe të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet e mundshme janë qartë të përfshira me Ligjin për regjistrim”, tha Ahmeti.

I pyetur se kush duhet të përfshihet me regjistrimin, Ahmeti me qëndrim se të gjithë shtetasit e Maqedonisë, të cilët gjatë një viti kanë hyrë madje një herë në shtet, e posedojnë pronë dhe patundshmëri në të dhe nuk janë në Maqedoni, por jashtë saj, janë përfshirë me regjistrimin

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *