Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u takua me eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fyle

Ahmeti u takua me eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fyle

5 shtator-“Në këtë frymë, duke ndihmuar të gjithë bashkërisht, kemi shpresë se edhe pengesa e fundit për integrimet, pra zgjidhja e kontestit me Greqinë rreth emrit të vendit, do të zgjidhet së shpejti, për çka presim inkurajim dhe ndihmë më të madhe edhe nga faktori ndërkombëtar, por edhe më shumë angazhim nga faktori vendor, si dhe nga Republika e Greqisë”, u shpreh Ali Ahmeti, duke shtuar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos asaj të integrimit euroatlantik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me komisarin për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare organizuar me rastin e 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të titulluar “Decentralizimi dhe multikulturalizmi në Maqedoni”.

Në këtë takim, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të BDI-së, komisari Fyle shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në Konferencën për Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje kjo e cila është bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike, por edhe mundësi e mirë për të realizuar vizitë vendit në vigjilje të publikimit të raportit të KE-së për Maqedoninë, që do reflektojë progresin dhe ngecjet në realizimin e refomave me theks të veçantë çështja e emrit.

Nga ana e tij, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e njoftoi komisarin Fyle për formimin e Qeverisë së re dhe shprehu kënaqësinë për shenjat e para pozitive që ka shfaqur kjo përbërje qeveritare, veçmas në hartimin e programit të përbashkët qeveritar, si dhe tejkalimin e disa pikave deri tash të pazgjidhura, siç ishte interpretimi autentik i ligjit për amnisti, ligji për përdorimin e simboleve dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, që duke qenë pjesë e pakos së detyrimeve nga Marrëveshja e Ohrit, kanë sjellë freskimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni dhe fuqizimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në vend.

“Që ta ndihmojmë realisht procesin e integrimeve, BDI-ja në këtë përbërje qeveritare i ka marrë dikasteret më të rëndësishme për integrimet, siç është Sekretariati për marrëveshjen e Ohrit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Drejtësisë, Sekretariati për Eurointegrime, si dhe Ministrinë e pushtetit lokal”, tha Ahmeti.

Lideri i BDis-së, duke folur për kontestiti e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim nga zgjedhjet e fundit ka dal me tre obligime themelore që burojnë nga vullneti i popullit, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo nënkupton se zgjidhja e çështjes së emrit që ështe parakusht i këtyre obligimeve është një detyrim elektoral që nuk kemi mundësi të mos e realizojmë.

“Në këtë frymë, duke ndihmuar të gjithë bashkërisht, kemi shpresë se edhe pengesa e fundit për integrimet, pra zgjidhja e kontestit me Greqinë rreth emrit të vendit, do të zgjidhet së shpejti, për çka presim inkurajim dhe ndihmë më të madhe edhe nga faktori ndërkombëtar, por edhe më shumë angazhim nga faktori vendor, si dhe nga Republika e Greqisë”, u shpreh Ali Ahmeti, duke shtuar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos asaj të integrimit euroatlantik.

Ali Ahmeti në takim u shpreh se pret nga të gjithë faktorët në vend, pra edhe nga opozita, më shumë angazhim për krijimin e opinionit të mirë në vend për rëndësinë e eurointegrimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *