Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për evidentimin e personave të cilët nuk janë në evidencat amë

Aksion për evidentimin e personave të cilët nuk janë në evidencat amë

26 shtator-Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski pret që qasja e ndryshuar për zgjidhje të këtij problemi të japë rezultate, për shkak së cilës, siç tha, supozohet se personat të cilët nuk janë në evidencat amë janë të kombësisë rome, ndërsa ata më shumë hyjnë në kontakt me persona nga sektori qytetar.

Ekipe të përziera të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë për Punë dhe Polikë Sociale, të Drejtorisë për evidencë amë dhe të tetë organizatave joqeveritare në ditët e ardhshme do të dalin në terren në më shumë rajone në Maqedoni t’i identifikojnë personat, të cilët nuk janë të evidentuar në evidencat amë.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në konferencën e sotme për shtyp theksoi se analizat e tyre tregojnë se bëhet fjalë për 100 deri 200 persona, kurrsesi për, siç tha, disa mijëra siç është spekuluar.

Ajo tha se duhet të bëhet dallim mes personave të cilët aspak nuk janë të regjistruar në evidencat amë, dhe personat të cilët nuk kanë dokumenta personale, shtetësi të rregulluar ose status të të huajve në vend.

Në ato persona, shtoi do të punohet në fazën e dytë të aksionit. “Tash për tash do të fokusohemi në personat të cilët aspak nuk kanë dokumenta të evidentimit”, tha Jankulloska.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski pret që qasja e ndryshuar për zgjidhje të këtij problemi të japë rezultate, për shkak së cilës, siç tha, supozohet se personat të cilët nuk janë në evidencat amë janë të kombësisë rome, ndërsa ata më shumë hyjnë në kontakt me persona nga sektori qytetar.

“Deri tani kemi dërguar apele dhe kemi pritur personat që nuk janë të paraqitur në evidencat të vijnë në ambientet e Drejtorisë për evidenca amë dhe të paraqiten. Nga tani ekipet e përziera do të shkojnë në lagjet dhe shtëpitë e tyre”, tha Ristovski.

Shtoi se sipas analizave të bëra, numër më të madh të personave të paevidentuar ka në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Gostivar, ku do të fokusohen aktivitetet e ekipeve të përziera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *