Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti u takua me Majkël Halcel, ish-këshilltar i zëvendës-presidentit të SHBA-së, Xho Bajden

Ali Ahmeti u takua me Majkël Halcel, ish-këshilltar i zëvendës-presidentit të SHBA-së, Xho Bajden

10 shtator-Duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ahmeti ritheksoi përcaktimin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të të gjithë shqiptarëve për anëtarësim të vendit në NATO, si rruga e vetme për të ardhmën e vendit. Anëtarësimi në NATO, tha lideri i BDI-së, sjell siguri për vendin dhe rajonin dhe mundëson perspektivë të begatë ekonomike për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka pritur në takim miqësor Dr. Majkël Halcel, ish-këshilltar i zëvendës-presidentit të SHBA-së Xho Bajden për 11 vite rresht gjatë periudhës kur Bajden ishte senator. Aktualisht, Halcel është bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Amerikane për Marrëdhënie Transatlantike dhe njohës i shkëlqyer i rrethanave politike në rajon.

Bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të partisë, shtjelluan tema të interesit të përbashkët, përfshirë nevojën imediate për integrim të Maqedonisë në aleancën veriatlantike, të arriturat në dhjetëvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, situatën politike në vend dhe rajon, si dhe çështje tjera.

Ahmeti falënderoi Halcel për kujdesin e dëshmuar ndaj Maqedonisë dhe rajonit, si dhe njëkohësisht njohtoi mysafirin për zhvillimet politike në dhjetëvjeçarin e fundit dhe për vizionin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të ardhmën e Maqedonisë, si pjesëtare e barabartë e aleancave të demokracive perëndimore, NATO-së dhe Bashkimi Evropian.

Halcel njohtoi liderin e BDI-së për takimet e tij me krerët e shtetit, si dhe shprehu mirënjohje ndaj Ahmetit për të arriturat e Maqedonisë pas vitit 2001, duke theksuar bindjen e tij që institucionet e vendit duhet të bëjnë më tepër për arritjen e barazisë midis të gjitha komuniteteve. Halcel dhe Ahmeti pajtohen që lojaliteti dhe pjesëmarrja në rritje e shqiptarëve në institucionet e vendit duhet të shërbejnë si nxitje për institucionet që të demonstrojnë përpikshmëri më të madhe ndaj Marrëveshjes së Ohrit, duke u përkujdesur për zbatimin e saj të përpiktë.

Duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ahmeti ritheksoi përcaktimin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të të gjithë shqiptarëve për anëtarësim të vendit në NATO, si rruga e vetme për të ardhmën e vendit. Anëtarësimi në NATO, tha lideri i BDI-së, sjell siguri për vendin dhe rajonin dhe mundëson perspektivë të begatë ekonomike për të gjithë qytetarët e vendit.

Sa i përket situatës në rajon, Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e tij që ndarja e Kosovës është e papranueshme dhe që çdo përpjekje për ndryshim të kufijve mund të ketë pasoja mbi gjithë rajonin

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *