Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Kristofer Ivon: Do të dëshironim sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për emrin

Ambasadori Kristofer Ivon: Do të dëshironim sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për emrin

11 shtator-“Pozicioni i Mbretërisë Britanike për çështjen e emrit është racional. Duam që sa më shpejt të gjindet zgjidhje. Vlerësoi se zgjidhja duhet të jetë e një pajtimi të dyanshëm, në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi do të jetë rëndë”, thotë ambasadori Ivon.

Ambasadori Britanik në Maqedoni, Kristofer Ivon në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se dëshiron që sa më shpejt të arrihet deri te zgjidhja e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Për këtë, sipas tij është, nevojitet një lidership i guximshëm dhe fleksibil.

“Pozicioni i Mbretërisë Britanike për çështjen e emrit është racional. Duam që sa më shpejt të gjindet zgjidhje. Vlerësoi se zgjidhja duhet të jetë e një pajtimi të dyanshëm, në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi do të jetë rëndë”, thotë ambasadori Ivon.

Që të arrihet te zgjidhja ai thotë se duhet guxim politik.

“Do të jetë nevojitet që liderët të tregojnë guxim dhe fleksibilitet që të arrihet te zgjidhja. Lidhur me atë se janë imponuar ose jo projektet e “Shkupi 2014″ si provokim, gjykimin duhet ta japin dyja palët, e jo unë”, thotë ambasadori britanik Ivon

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *