Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Wohlers vizitoi Tetovën

Ambasadori Wohlers vizitoi Tetovën

15 shtator0Kryetari Bexheti, pasi uroi ambasadorin për postin e tij të ri, tha se është shumë i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me autoritetet amerikane. Bexheti falënderoi ambasadën e SHBA-ve për kontributin e dhënë dhe për përkrahjen në realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të qytetarëve të Tetovës.

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Paul Wohlers të enjten qëndroi për vizitë në komunën e Tetovës ku u takua me kryetarin Prof. Dr. Sadi Bexheti.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori Wohler si i porsaemëruar, u njoftua me punët që kryhen në qytetin e Tetovës. Ambasadori i SHBA-ve iu falënderua kryetarit Bexheti për përkrahjen e këndit amerikan në Tetovë si dhe për gatishmërinë që ka treguar komuna e Tetovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadën amerikane në realizimin e projekteve të ndryshme.

Wohler theksoi se bashkëpunimi me kryetarin Bexheti do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në komunën e Tetovës.

Kryetari Bexheti, pasi uroi ambasadorin për postin e tij të ri, tha se është shumë i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me autoritetet amerikane. Bexheti falënderoi ambasadën e SHBA-ve për kontributin e dhënë dhe për përkrahjen në realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të qytetarëve të Tetovës.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, ambasadori Wohler i shoqëruar nga kryetari i komunës së Tetovës vizituan xhaminë e Pashës në Tetovë, ndërsa më pas përuruan rikonstruimin e objektit të shkollës fillore “Bratstvo Migjeni” në Saraqinë. Objekti shkollorë u rikonstruua me ndihmën e fondeve nga USAID dhe ushtria amerikane.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti falënderoi ambasadën e Amerikës dhe USAID-in për ndihmën e dhënë në rikonstruimin e kësaj shkolle ndërsa theksoi se edhe komuna e Tetovës duke treguar kujdes dhe duke qenë thellësisht e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të arsimit në territorin e saj dha ndihmën e nevojshme që ky projekt të realizohet me sukses. Duke fituar grandin e USAID-it kjo shkollë u rinovua sipas të gjitha standardeve bashkëkohore

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *