Home / Lajme / Rajon / Anarkistët grek mbrëmë kanë kryer një sërë sulmesh ndaj policëve në qendër të Athinës

Anarkistët grek mbrëmë kanë kryer një sërë sulmesh ndaj policëve në qendër të Athinës

12 shtator-Rreth mesnatës një grup prej 20 të rinjve me maska në fytyrë kanë sulmuar patrullën policore me koktej molotovë dhe gurë në rajonin qendror të Athinës, Eksarhija.

Anarkistë grekë mbrëmë kanë kryer një sërë sulmesh ndaj organeve të sigurisë në qendër të Athinës pas demonstratave të mëdha të djeshme në Selanik kundër politikës qeveritare të masave të ashpra për kursime, kumtoi policia.

Rreth mesnatës një grup prej 20 të rinjve me maska në fytyrë kanë sulmuar patrullën policore me koktej molotovë dhe gurë në rajonin qendror të Athinës, Eksarhija.

Tre orë më vonë në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, në të njëjtën zonë rreth 40 persona i sulmuan forcat speciale të policisë të cilët e sigurojnë ndërtesën. Policia ka shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe arriti që t’i shpërndajë sulmuesit.

Një grup prej rreth 70 anarkistëve një orë më vonë kanë sulmuar policë, të cilët gjendeshin në udhëkryqin midis rrugëve “Strunari” dhe “Trikuli”, me gurë, pas çka kanë ikur. Asnjë nga sulmuesit nuk është arrestuar

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *