Home / Lajme / Maqedoni / Anketë e IHPSH: po përmirësohet opinioni publik për punën e presidentit Ivanov

Anketë e IHPSH: po përmirësohet opinioni publik për punën e presidentit Ivanov

26 shtator-Anketa, e zbatuar në periudhën prej datës 16 deri më datën 20 të këtij muaji, është pjesë e matjeve të rregullta të qëndrimeve të qytetarëve lidhur me besimin e tyre dhe perceptimet për punën e pressidentit të Republikës së Maqedonisë.

Po përmirësohet opnioni publik për punën e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tregon anketa telefonike e zbatuar nga Instituti për hulumtime politike nga Shkupi (IHPSH) në shembull reprezentativ prej 1.110 të anketuarve.

Nga të anketuarit, 53,4 për qind kanë mendim pozitiv për punën ee presidentit, 28,1 për qind negativ, ndërsa 18,5 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë apo nuk kanë përgjigje.

Anketa, e zbatuar në periudhën prej datës 16 deri më datën 20 të këtij muaji, është pjesë e matjeve të rregullta të qëndrimeve të qytetarëve lidhur me besimin e tyre dhe perceptimet për punën e pressidentit të Republikës së Maqedonisë.

Në anketat e mbajtura paraprakisht nga IHPSH, mendim pozitiv për punën e presidentit Ivanov kanë pasur 45,7 për qind e të anketuarve në teto të vitit 2010, 47 për qind në dhjetor të vitit të njëjtë dhe 49,3 për qind në maj të këtij viti. mendim negativ për punën e presidentit kanë pasur 44,8 për qind nga të anketuarit në tetor të vitit 2010, 42,3 për qind në dhjetor të vitit të njëjtë dhe 36,7 për qind në maj të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *