Home / Lajme / Maqedoni / Arsim i shkurtuar në shkollat në tre ditët e ardhshme për shkak të valës së ngrohtë

Arsim i shkurtuar në shkollat në tre ditët e ardhshme për shkak të valës së ngrohtë

12 shtator-“Këto janë masa të njëjta të cilat i vendosëm herën e kaluar. Do të vazhdojmë ta përcjellim situatën dhe përderisa konfirmohet se temperaturat nuk zvogëlohen do të ndërmerren masa shtesë ose prapë do të vazhdohen të njëjtat”, theksoi Kralev.

Shkollat në Maqedoni në tre ditët e ardshme (13, 14 dhe 15 shtator) do të kenë mësim me orar të shkurtuar, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandohet që arsimi të zhvillohet deri në orën 12, me çka do të anashkalohen pasojat nga vala e ngrohtë.

Këto rekomandime sot i prezantuan ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe ministri i Shëndetësisë, Pançe Kralev dhe Nikolla Todorov.

“Në tre ditët e ardhshme do të ketë rrezik për alarm të verdhë dhe për këtë rekomandojmë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrin masa për regjim të ndryshëm të funksionimit të shkollave. Ka tendencë për rritje të temperaturave. Vala e ngrohtë do të jetë të mërkurën dhe të enjtën për kur parashikohen 37 gradë në Shkup”, theksoi Todorov.

Në lidhje me rekomandimet, tha ministri i Arsimit dhe Shencës Pançe Kralev, morëm drejtime që të ndërmerren masa me të cilat do të mbrohet lëvizja e nxënësve dhe studentëve deri në orën 12.

“Këto janë masa të njëjta të cilat i vendosëm herën e kaluar. Do të vazhdojmë ta përcjellim situatën dhe përderisa konfirmohet se temperaturat nuk zvogëlohen do të ndërmerren masa shtesë ose prapë do të vazhdohen të njëjtat”, theksoi Kralev.

Drejtorët në bashkëpunim me prindërit e nxënësve, theksoi Kralev, duhet të ndërmarrin masa adekuate që nxënësit mos të gjenden në institutin shkollor pas orës 12.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Todorov tha se spitalet do të punojnë me intensitet të njëjtë.

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike sot dhe nesër parashikohet valë e ngrohtë nga e verdha, ose fazë alerte, e cila do ta kaplojë territorin e tërë vendit.

Në pajtim me Planin e veprimit, institucionet shëndetësore në shtet janë ekipuar me kuadro dhe janë pajisur me terapi të nevojshme për t’u ballafaquar me numrin e madh të pacientëve eventual për shkak të temperaturave të larta, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje informojnë se mbeten të vlejnë rekomandimet për zvogëlim të rreziqeve ndaj shëndetit nga ndikimi i valës së ngrohtë. Rekomandime të përgjithshme gjatë këtyre ditëve ekstreme të ngrohta është që të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuar), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjindet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të vishen rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, ndërsa gjatë ekspozitimit në diell syze mbrojtëse dhe kapelë, gjatë rrezitjes të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.

Rekomandohet të konsumohet më pak sasi e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim me yndyrë, të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, më së mirë ujë të thjeshtë për pirje, ndërsa të shmangen pjet alkoolike, gjatë hyrjes në automjet, është e nevojshme që kjo në periudhë të caktuar të ajroset, ndërsa personat e sëmurë kronikisht rregullisht ta marrin terapinë e shkruar në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektuese të të skuqurit, rekomandimet janë larje e domosdoshme e prodhimeve bujqësore-kopshtare (perime dhe pemë të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike të ushqimit dhe konsumimit të tyre në afat shumë të shkurtë pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa para përdorimit të ngrohet në +100 gradë, të shmangen prodhimet të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar si majonezë nga vezë të shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohet akullore dhe krem të ndryshme.

Informacione për valët e ngrohta, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë konstituive distribuohen në faqen e internetit www.toplotnibranovi.mk, ndërsa qytetarët informacione plotësuese mund të marrin edhe në telefonin pa pagesë në Kryqin e Kuq 02/32 21 902 nga ora 10 deri 18.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *