Home / Lajme / Maqedoni / Asfalt në Turçan të vogël, pllaka bekatoni në Zdunjë

Asfalt në Turçan të vogël, pllaka bekatoni në Zdunjë

26 shtator-“Jemi një vendbanim i vogël me pak votues. Realisht jemi të befasuar nga ky investim edhe nga fakti që tani nuk ndodhemi në kampanjë parazgjedhore ku si zakonisht bëhen këto lëvizje. Në emër të banorëve të fshatit Turçan i Vogël, shprehim falënderimet tona kryetarit të Komunës”, potencoi dr. Sulejmani.

Në suaza të programit investues infrastrukturor të Komunës së Gostivarit për vitin kalendarik 2011, kanë vazhduar punimet në terren në asfaltimin e më shumë sipërfaqeve rrugore. Pas rrafshimit, tamponimit dhe punëve të tjera përgatitore rruga e gjatë 270 metra dhe e gjerë 3 metra, u asfaltua gjatë fundjavës që lamë pas.

Në suaza të programit investues infrastrukturor të Komunës së Gostivarit për vitin kalendarik 2011, kanë vazhduar punimet në terren në asfaltimin e më shumë sipërfaqeve rrugore. Pas rrafshimit, tamponimit dhe punëve të tjera përgatitore rruga e gjatë 270 metra dhe e gjerë 3 metra, u asfaltua gjatë fundjavës që lamë pas.

Kostoja financiare e projektit është mbi 1 milion denarë, mjete këtë të ndara nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

“Bëhet fjalë për një projekt të paraparë nga Komuna e Gostivarit për këtë vit kalendarik. Janë mjete buxhetore plotësisht të siguruara nga buxheti komunal. Vitin e kaluar në të njëjtin vendbanim bëmë shtrimin e një rrugice me pllaka bekatoni. Ky është investimi i dytë me radhë që bëhet në këtë fshat. Rëndësia e këtij investimi ka të bëjë me afërsinë që ka me shtratin e lumit Vardar. Shpesh ka ndodh si pasojë e të reshurave atmosferike, këtu të kemi edhe vërshime. Mendojmë që ky projekt tejkalon këtë problem për banorët e këtij vendbanimi”, theksoi Bekim Aliu, duhëhqeës i Sektorit të urbanizmit.

Këtë investim të Komunës, e mirëpritën banorët lokalë. Dr. Liman Sulejmani, banor i këtij fshati, potencon që është hera e parë që dikush investon në këtë vendbanim pa mos pasur si prioritet poenat politikë.

“Jemi një vendbanim i vogël me pak votues. Realisht jemi të befasuar nga ky investim edhe nga fakti që tani nuk ndodhemi në kampanjë parazgjedhore ku si zakonisht bëhen këto lëvizje. Në emër të banorëve të fshatit Turçan i Vogël, shprehim falënderimet tona kryetarit të Komunës”, potencoi dr. Sulejmani.

Në suaza të programit investues të Komunës së Gostivarit për vitin 2011, në fshatin Zdunjë, përfundoi gjatë fundjavës edhe shtrimi me pllaka bekatoni i një rrugice të fshatit e gjatë 200 metra dhe e gjerë 3 metra. Kostoja e investimit kap shifrën prej 700 mijë denarësh, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti i Komunës së Gostivarit. Në të njëjtin fshat, Komuna e Gostivarit paraprakisht ka investuar edhe në shtrimin me bekatonka të një rruge tjetër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *