Home / Lajme / Maqedoni / Babai pushkaton djalin në Shkup

Babai pushkaton djalin në Shkup

26 shtator-Babai vrasës menjëherë është ndaluar dhe se ai posedonte pushkën e gjuetisë me leje

Një vrasje e rëndë sot është regjistruar në Shkup, me ç`rast babai ka vrarë djalin e tij. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur rreth orës 7:15 në fshatin Ognjancë të Shkupit, kur babai 74 vjeçar ka shkrepur armën e gjuetisë në trupin e djalit të tij, duke e lënë të vdekur.

48 vjeçari nga plagët e rënda nga plumbat e armës së gjuetisë menjëherë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, çështjet e papastruara pronësore kanë qenë arsyet që kanë çuar deri tek tragjedia familjare. Babai vrasës menjëherë është ndaluar dhe se ai posedonte pushkën e gjuetisë me leje. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *