Home / Lajme / Rajon / Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra të rrallë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra të rrallë

2 shtator-Gjithashtu, të vlerës së veçantë janë edhe librat e dhuruar nga Anthony Mullings, Drejtor i Qendrës së Moralit dhe Mirëqenies së Ushtrisë Amerikane në Bondsteel dhe Renne Favors, Programere në Bondsteel, të cilët i kanë dhuruar BKUK-së libra nga fusha beletristikës, kryesisht romane në gjuhën angleze nga shkrimtarë të njohur anglezë dhe amerikanë. Një pjesë e fondit të këtyre librave është ndarë edhe për bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, përveç pasurimit të fondeve përmes ekzemplarit të detyrueshëm dhe blerjes, këta muajt e fundit është pasuruar edhe me një mori librash e revistash, si dhe materialesh tjera bibliotekare nga donatorë të ndryshëm nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Gjermania, i njofton mediumet ky institucion përmes një komunikate.

Një prej donacioneve më të rëndësishme vjen nga koleksionistja e njohur e veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee nga Anglia, e cila vite më parë i ka dhuruar BKUK-së librin me titull “Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, Princit të Epirotëve” nga Marin Barleti, përkthim nga latinishtja në gjermanishte i vitit 1533, që njëherit është edhe libri më i vjetër në BKUK.

Koleksionistja e njohur znj. Nugee i ka dhuruar BKUK-së edhe një libër të rrallë në gjuhën angleze, botim i vitit 1656 me titull “Nga jeta e fisnikëve grekë dhe romakë”, i cili përmbledhë në vete historinë, filozofinë dhe mendimet e çmuara të personaliteteve të rëndësishme si filozofë, mendimtarë, shkencëtarë dhe burrështetas të periudhës antike deri në mesjetë. Vlen të përmendet se në këtë libër nga një kaptinë e veçantë u kushtohet Mbretit të Epirit Pirros dhe Princit të Epirotëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ky është një libër i rrallë, me mjaft vlerë, që i pasuron fondet e koleksioneve të veçanta të Bibliotekës.

Një donacion tjetër që ka rëndësi të veçantë, sidomos për zhvillimin e koleksioneve të librit universitar vjen nga Biblioteka Qendrore e Zvicrës (Zentralbibliothek Zürich), e cila ka bërë dhurimin e librave prej 3000 titujve. Këtu përfshihen librat e 65 shtëpive botuese.

Librat dhe tekstet tjera universitare janë kryesisht në gjuhët:gjermane, angleze, italiane, frënge, spanjolle etj. Librat janë të fushave të ndryshme si:libra enciklopedikë,nga historia, letërsia, filozofia, shkencat politike etj. Pra, shumica prej tyre kanë të bëjnë me koleksionet universitare në fusha të ndryshme të shkencës.

Gjithashtu, të vlerës së veçantë janë edhe librat e dhuruar nga Anthony Mullings, Drejtor i Qendrës së Moralit dhe Mirëqenies së Ushtrisë Amerikane në Bondsteel dhe Renne Favors, Programere në Bondsteel, të cilët i kanë dhuruar BKUK-së libra nga fusha beletristikës, kryesisht romane në gjuhën angleze nga shkrimtarë të njohur anglezë dhe amerikanë. Një pjesë e fondit të këtyre librave është ndarë edhe për bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Këtyre ditëve përmes Iniciativës studentore shqiptaro-gjermane TASH, përkatësisht studentëve shqiptarë në Frankfurt, BKUK-së i është dhuruar një bibliotekë pedagogjike mbi 4000 libra, kryesisht në gjuhën gjermane.

Librat janë kryesisht nga fusha e pedagogjisë, filozofisë dhe shkencave shoqërore

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *