Home / Lajme / Maqedoni / Bursa nga MASH-i për tre studentë të regjistruar për studime pasdiplomike në vendet e huaja

Bursa nga MASH-i për tre studentë të regjistruar për studime pasdiplomike në vendet e huaja

20 shtator-Studentet Sulejmani dhe Çallovska shprehën kënaqësi nga mundësia që të studiojnë dhe jetojnë jashtë shteti me shpenzime të paguara. Participimi për studentë të huaj është mjaft i lartë dhe varet nga institucioni i arsimit të lartë në të cilin janë regjistruar. Siç theksoi Kralev, në Nritani të Madhe participimi arrin edhe deri në 20.000 funta, ndërsa në Zviclr dhe Gjermani lëvizin rreth 1.500 deri 2.000 euro për vit.

Tre studentë morën bursa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për studime pasdiplomike në vendet e huaja në vitin 2011/2012. Krahas participimit, bursa mbulon edhe shpenzime për jetesë me shumë mujore prej 500 euro.

Marrëveshjet në MASH sot i nënshkruajtën ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev dhe studentet Aleksandra Çallovska, e cila është regjistruar në studime pasdiplomike në Unitersitetin teknik në Munih dhe Qëndresa Sulejmani, e cila do të studiojë në ciklin e dytë të studimeve në Kolexhin universitar në Londër. Studentja e tretë, Olivera Efrova, nuk mori pjesë në nënshkrimin sepse veçmë kishte shkuar në studime pasdiplomike në Institutin federal zviceran.

Ministri Kralev njoftoi se Konkursi i MASH-it, i cili ka zgjatur prej 14 prill deri më 20 gusht, janë paraqitur 11 kandidatë për bursa në ciklin e dytë të studimeve në vendet e huaja. Janë zgjedhur pesë studentë, por dy ndërkohë kanë hequr dorë nga bursa sepse i kanë ndryshuar planet. Kusht ka qenë që studentët të jenë pranuar në 50 universitetet e para të ranguara në botë, gjegjësisht 20 të parar në Evropë, sipas rang-listës së fundit të publikuar të Universitetit të Shangait, të kenë notë mesatare të paktën 8,5 në studimet deridiplomike, në mënyrë aktive ta njohin gjuhën në të cilën do të studiojnë dhe të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse të këtij lloji.

Studentet Sulejmani dhe Çallovska shprehën kënaqësi nga mundësia që të studiojnë dhe jetojnë jashtë shteti me shpenzime të paguara. Participimi për studentë të huaj është mjaft i lartë dhe varet nga institucioni i arsimit të lartë në të cilin janë regjistruar. Siç theksoi Kralev, në Nritani të Madhe participimi arrin edhe deri në 20.000 funta, ndërsa në Zviclr dhe Gjermani lëvizin rreth 1.500 deri 2.000 euro për vit.

Çallovska ka diplomuar në Fakultetin elektroteknik në Shkup, ndërsa Sulejmani në Universitetin amerikan në Bullgari. Në marrëveshjet e tyre qëndron edhe obligimi se për çdo vit të kaluar jashtë vendit, ata duhet të kalojnë dy vite në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *