Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski do të shkojë në takimin e kryeministrave te Gruevski dhe në seancën dhe akademinë solemne, por jo edhe në festimin në shesh

Cërvenkovski do të shkojë në takimin e kryeministrave te Gruevski dhe në seancën dhe akademinë solemne, por jo edhe në festimin në shesh

6 shtator-Sipas tij edhe organizimi i ngjarjeve për madhërimin e qeverisë së parë e udhëhequr nga Nikolla Klusev, ndërsa pastaj asnjëherë të mos përmendet emri i, siç tha, arkitektit dhe figurës kyçe të pavarësimit tonë dhe njohje ndërkombëtare presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov është edhe një tregues se nuk ka objektivitet në organizimin e aktiviteteve me rastin e jubileut.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski do të marrë pjesë në seancën solemne kuvendore dhe në akademinë solemne që do të organizohet me rastin e jubileut të 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, si dhe në takimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me ish-kryeministrat.

“Unë mora ftesë për këto ngjarje për të cilat konsideroj se janë logjike dhe të përshtatshme për një jubile të tillë dhe në to do të marrë pjesë”, deklaroi në pres-konferencën e sotme Cërvenkovski.

As ai, as cili do përfaqësues i LSDM-së nuk do të marrin pjesë në aktivitetet tjera, të cilat i konsiderojnë për vetë-promovim të kryeministrit dhe promovim i monumenteve nga projekti Shkupi 2014, të cilat sipas partisë, në periudhën e fundit kanë sjellë vetëm ndarje, e jo komunitet midis qytetarëve të Maqedonisë.

Festa, siç theksoi lideri i LSDM-së duhej të festohet në bashkësi dhe me përmbajtje të[ cilat do ta bashkojnë popullin, e jo, siç tha, të përvetësohet partia qeveritare për promovim të projekteve personale partiake.

“Për çfarë komuniteti dhe bashkësie mund të bëhet fjalë kur pushteti vendos që të bëjë falsifikim të ashpër historik duke e vendosur Delegacionin për pavarësi në muzeun e viktimave nga komunizmi kur është i pamohueshëm fakti historik se pavarësia jonë e sotme nuk do të jetë e mundur pa LNÇ dhe Maqedonia e KAÇKM-së të cilat janë rezultat i luftës të tërë popullit tonë, por e udhëhequr pikërisht nga partia komuniste e Maqedonisë”, tha Cërvenkovski.

Sipas tij edhe organizimi i ngjarjeve për madhërimin e qeverisë së parë e udhëhequr nga Nikolla Klusev, ndërsa pastaj asnjëherë të mos përmendet emri i, siç tha, arkitektit dhe figurës kyçe të pavarësimit tonë dhe njohje ndërkombëtare presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov është edhe një tregues se nuk ka objektivitet në organizimin e aktiviteteve me rastin e jubileut.

Cërvenkovski, duke ia uruar qytetarëve Ditën e pavarësisë së Maqedonisë, përkujtoi në, siç theksoi, meritat e LSDM-së për ndërtimin dhe themelimin e shtetit. Pastaj theksoi se iniciativa për shpalljen e referendumit për pavarësi ka qenë e tyre, se në vitet kur janë krijuar dhe ndërtuar një pjesë e madhe e institucioneve shtetërore pa të cilat një shtet nuk është shtet, LSDM-ja ka qenë parti në pushtet, njëjtë sikur edhe kur ka siguruar anëtarësim në OKB dhe njohje ndërkombëtare nga faktorët kyç ndërkombëtar dhe një numë të madh të shteteve.

SIaps Cërvenkovskit, partia e tij ka qenë në krye të shtetit edhe kur është dashur të përmbahen presione dhe kërcënime të shumta nga jashtë dhe, siç tha, të gjitha me sukses të fitohen siç janë embargot, sanksionet dhe kërcënimet nga vërshimi i luftës nga hapësira e ish-Jugosllavisë, si dhe kur janë bërë hapat e para në integrimet euroatlantike të vendit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *