Home / Lajme / Maqedoni / Civikus: Maqedonia e 13-ta nga 29 vende të analizuara në zhvillimin e shoqërisë civile

Civikus: Maqedonia e 13-ta nga 29 vende të analizuara në zhvillimin e shoqërisë civile

13 shtator-Sipas Endrju Firmin, përpilues i raportit, rezultatet tregojnë se organizatat civile përballen me disa sfida, përfshirë raporte të kufizuara dhe të tendosura me qeveritë, ulje të resurseve financiare dhe njerëzore dhe nivel tlë ulët të kyçjes së opinionit në aktivitzetet e tyre dhe përjashtim nga mlnyrat e reja joformale të pjesëmarrjes dhe aktivizimit.

Civikus – Aleanca botërore për shoqërio civile e rangoi shoqërinë e Maqedonisë në vendin e 13-të, nga 29 vende në të cilat është kryer hulumtimi.

“Janë vlerësuar pesë dimensione të shoqërisë civile dhe është bërë shqyrtim i vlerësimeve në nivel global. Në klarahasim me 29 vendet dhe/apo territoret e tjera, ku është kryer hulumtimi, Republika e Maqedonisë është ranguar në vendin e 13-të, me vlerësim mesatar prej 52,5 (në shkallë prej 0 deri 100). Vlerësim më të lartë ka Zambia, 59,47, ndërkaq më të ulët Rusia me 42,51. Sipas angazhmanit civil, Maqedonia është në vendin e 11-të, sipas nivelit të organizimit është në vendin e 9-të, praktikimit të vlerave – në vendin e 7-të, ndërsa sipas perceptimit të ndikimit dhe rrethinës – në vendin e 18-të”, kuimtoi sot Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN.

Në krahasim me vendet ballkaniket – Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kroacia, Maqedonia është në vendin e dytë, pas Shqipërisë, ndërsa para të gjitha të tjerave.

“Vlerësim më të ulët nga vendet ballkanike ka Turqia. Vlerësim më të mirë për angazhman civil ka Shqipëria, ndërsa Maqedonia është në vendin e tretë. për nivel të organizimit dhe praktikimit të vlerave më së alrti është vlerësuar shoqëria civile nga Kosova, ndërsa Maqedonia është në vendin e 4-t, d.m.th. të 3-të. për perceptim të ndikimit të vlerësim më të lartë ka Shqipëria, ndërsa Maqedonia është në vendin e dytë. Rrethinë të jashtme më të volitshme për veprim ka Sllovenia, ndërsa Maqedonia është në vendin e gjashtë, prëderisa pas saj janë kosova dhe Serbia.

Rezultati kyç nga ky raport, i titulluar si “Duke i zhvndosur hendeqet”, siç theksojnë nga QMBN, është se shoqëria civile është në krizën e vet më të rëndësishme dhe ndryshimet e gjeneratave.

Sipas Endrju Firmin, përpilues i raportit, rezultatet tregojnë se organizatat civile përballen me disa sfida, përfshirë raporte të kufizuara dhe të tendosura me qeveritë, ulje të resurseve financiare dhe njerëzore dhe nivel tlë ulët të kyçjes së opinionit në aktivitzetet e tyre dhe përjashtim nga mlnyrat e reja joformale të pjesëmarrjes dhe aktivizimit.

Rekomandon se nevojitet që organizatat 1qytetare më intensivisht të fokusohen në opnionin, përkatësisht në qytetarët dhe në anëtarësinë e vet. Ndërtimi i raporteve të[ këtilla, siç thotë, do të mujndësojë prezantim më aktiv të rezultateve nga aktivitetet që do të sigurojë dukshmëri më të madhe të organizatave, ndërsa në rrugë më të gjata, relacionet e këtilla do ta përmirësojnë besimin dhe m,blështetjen e organizatave qytetare

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *