Home / Sport / Debutimi treminutësh i Canës

Debutimi treminutësh i Canës

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, zyrtarisht ka debutuar në radhët e skuadrës italiane, Lazio.

Cana ka bërë debutimin e tij pikërisht ndaj Cesenës së Erion Bogdanit, takim ky që u mbyll me fitoren e “lacialëve” 2:1. Ai është futur në lojë në minutën e 87-të duke zëvendësuar Tomaso Brochin.

Bogdani nuk është angazhuar. Valon Behrami ka asistuar në golin e parë të Fiorentinës që u shënua nga malaziasi, Stefan Jovetiq në minutën 46. Behrami ka luajtur 90 minuta.

Prizrenasi, Allmen Abdi luajti vetëm 6 minuta për Udinesen, e cila mori një pikë nga udhëtimi në “San Siro” te Milan (1:1).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *