Home / Sport / Derbi Metalurgu-Renova, Shkëndija pret Ohrin

Derbi Metalurgu-Renova, Shkëndija pret Ohrin

Vazhdojnë garat në Ligën e Parë me ndeshjet e javës së 6-të. Takimi më interesant zhvillohet në Shkup, ku Metalurgu do të ndeshet me Renovën. Shkëndija të dielën do të përballet në Tetovë me Ohrin, në kërkim të një tjetër fitoreje. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00, në përjashtim të duelit Vardari-Sileksi që luhet të shtunën në orën 20:00.

Pasi fundjavën e kaluar në terenet futbollistike në vend nuk kishte gara në Ligën e Parë dhe të Dytë, pasi kombëtaret luanin kualifikime për Euro 2012, tani ekipet rrikthehen në detyrë me ndeshjet e javës së gjashtë. Derbi i javës do të zhvillohet në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu do të përballet me Renovën. Skuadra vendase është në seri të jashtëzakonshme me katër fitore dhe një barazim, gjatë të cilave ndeshje nuk ka pranuar asnjë gol të vetëm, ndërkohë Renova pas humbjes me Shkëndijën, tani me trajnerin e ri drejt Shkupit shkon me ambicie për të vërtetuar se ka përmirësuar formën e saj. Metalurgu që disa ditë qëndroi në Mavrovë, pauzën në kampionat e ka shfrytzuar për të zhvilluar takime kontrolluese, kur mundën 8:0 Korabin, ndërsa pësuan 0:3 në Sofie nga CSKA-ja. ‘Kemi punuar mirë në këtë pauzë dhe mendoj se të përgatitur presim sfidat e rradhës në kampionat. Në dy ndeshjet kontrolluese kaluam mirë dhe ishin të mirëseardhura, pa marrë parasysh disfatën e lartë në Sofie. Tani na pret takimi me Renovën, në të cilin ne hyjmë me ambicie për fitore. Ne këtë vit duam titullin e kampionit dhe rruga drejt këtij suksesi është përplot me sfida të këtilla të vështira, por që duhet fituar’, deklaroi majtajku i Metalurgut Agron Memedi, i cili do të jetë kundër ish-skuadrës së tij Renovës. ‘Normal e pritja këtë pyetje, pasi cdo herë në qendër të vëmendjes është një futbollist që luan kundër skuadrës së tij paraprake. Normal respektoj Renovën, kam kaluar vite të paharueshme atje dhe cdo herë do të jem mirënjohës për këtë. Mirëpo unë vendosa të hap një faqe të re të karrierës sime dhe tani dua të fitoj me Metalurgun. Nuk do jetë hera e parë që luaj kundër Renovës, pasi kishim ndeshje edhe vitin e kaluar, por normal që është takim specifik për mua. Megjithatë kjo vlen për para dhe pas ndeshjes, gjatë 90-të minutave nuk do të njihemi me askënd, secili do të luftojë për fitore, shpresoj të jemi ne ngadhnjyesit, ndërsa pas ndeshjes përsëri do të vazhdojë miqësia jonë’, përfundoi Memedi. Ndërkohë Renova në pauzën dy-javore nuk kishte ndeshje kontrolluese, duke punuar rregullisht dhe në séance starvitore. Trajneri Kostov ka punuar në përmirësimin e klimës dhe lojës së ekipit, ndërsa kishte një takim mes veti, ku u provuan disa kombinime që ndoshta mund të shfrytëzohen në kampionat. ‘Kemi lënë pas dy javë punë intenzive dhe mendoj se kemi shënuar progres në lojë. Na pret sfidë e vështirë me Metalurgun, ekip kualitativ, pretendent për vendin e parë. Do ta kemi shumë të vështirë për të dalë me rezultat pozitiv, por ne nuk dorëzohemi para kohe. Shkojmë për të luajtur futboll cilësor dhe për të kërkuar rastin tonë. Shpresoj që në fund t’ia dalim mirë dhe nëse s’arrijmë të fitojmë, me një pikë do të ishim të kënaqur’, tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu. Në sifdat tjera të së shtunës, Teteksi përballet me Bregallnicën, Horizonti pret Napredokun, ndërsa në Prilep 11 Oktomvri ndeshet me Rabotnickin. Ditën e shtunë nga ora 20:00 Vardari do të luajë me Sileksin. Ndërkohë në ndeshjen e fundit të javës së 6-të, Shkëndija do të presë në Tetovë ekipin e Ohrid 2004. ‘Kuqezinjtë’ presin fitoren e rradhës për të vazhduar serinë positive dhe ndjekjen e pozitave të para në renditje. ‘Fitore dhe asgjë tjetër. S’ka shumë hapsirë për llogari dhe matematika. Në cdo takim hyjmë për të fituar, ndërsa në teren vendas nuk duam as ti diskutojmë pikët. Nuk është se nënvlersojmë Ohrin, përkundrazi ata kanë respektin tonë maksimal, por ambiciet tona na imponojmë të mendojmë vetëm për fitore. Shpresoj në një tjetër paraqitje të mirë dhe një tre pikësh të rradhës që do të vinte i përcjellë me lojë të bukur për publikun’, tha me bindje në sukses, mesfushori i Shkëndijës, Muhamed Huseini. ‘Kuqezinjtë’ fundjavën e shkuar kishin tre takime kontrolluese (Rufeja-M 0:1, Gostivari 2:1 dhe Korabi 8:0) dhe duket se trajneri Osmani do të ketë kokëdhimbje të ëmbla rreth 11-shes së parë, pasi të gjithë futbollistët treguan formë dhe gatishmëri për të nisur takimin. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Ohrit zhvillohet të dielën dhe do të nisë nga ora 16:00.

Dyshet e javës së 6-të:
Metalurgu-Renova
Teteksi-Bregallnica
Horizonti-Napredoku
11 Oktomvri-Rabotnicki
Vardari-Sileksi (ora 20:00)
Shkëndija-Ohrid 2004 (e dielë).

Lëndohet Buba, në dyshim kundër Ohrit?

Shkëndija në stëvitjen e të ejntes ushtroi në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku trajneri Osmani përvec disa ushtrimeve tjera, një periudhë zhvilloi ndeshje futbolli ndërmjet futbollistvë. Duke formuar në njërën anë ekipin që sipas gjithë gjasave do të fillojë ndeshjen kundër Ohrit dhe në anën tjetër skuadrën e dytë. Atmosfera që mbizotronte në taborin e Shkëndijës me të vërtetë ishte për tu admiruar, ndërsa angazhimi dhe sakrifica e futbollistëve të bënte të mendosh se bëhet fjalë për një ndeshje të vërtetë. Kur dukej se gjithcka është duke shkuar më së miri, një depërtim i Hasanit u ndal nga Bilbilovski, duke lënë të lënduar numrin ‘10’-të të Shkëndijës. Ekipi mjekësor u aktivizua menjëherë, por duket se goditja që mori Hasani në muskul nuk ishte aspak e lehtë. Ai u tërhoq nga loja dhe nuk vazhdoi stërvitjen, duke lënë skajshmërisht të paqatë nëse do të mund të luajë kundër Ohrit. Megjithatë për këtë do të vendoset vetëm para takimit, pasi lëndime të këtila mund edhe të rekuperohen për dy-tre ditë. Sa i përket ndeshjes fitorja me rezultat 1:0 i takoi formacionit ‘rezerevë’, të cilët shënuan përmes Isenit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *